Sipas burimeve thuhet se L'Wren Scott u gjend pa jetë nga asistenti i saj.
Ajo e nisi karrierën e saj si modele në moshën 17 vjeçare, por më vonë u shndërrua në një prej stilisteve më të kërkuara dhe ka dizenjuar fustane për shumë yje të Hollivudit si Olivia Wilde, Christina Hendricks, Amy Adams, Sarah Jessica-Parker, Nicole Kidman, Penelope Cruz etj. Gjithashtu edhe Zonja e Parë Michelle Obama ka veshur krijimet e saj.
Më herët këtë vit Scott anuloi shfaqjen e saj Fall-Autumn 2014 Fashion Week që do të mbahej në Londër. Stilistja 49 vjeçare dyshohet të ketë pasur një periudhë të vështirë kohët e fundit pasi kishte shuma të mëdha borxhesh. Thuhet se ajo ka pasur një borxh në vlerën e 6 milion dollarëve ndaj kreditorëve.
Mick Jagger, i dashuri i saj që prej 2001-shit, ndodhet në Australi si pjesë e turit të Rolling Stones dhe një zëdhënës i tij tha se këngëtari është absolutisht shumë i shokuar dhe i shkatërruar nga lajmi.
Burimi: Huffington Post