News

Sofia Vergara hedh në treg parfumin e saj

Sofia Vergara është duke hedhur në treg parfumin e saj të quajtur "Sofia". Aroma e saj e re do të dal në treg në 24 prill në Home Shopping Channel sipas Women's Wear Daily.

Bukuroshja latine ka nënshkruar një marrëveshje me shtëpinë e parfumeve Parlux Ltd, e cila ka bashkëpunuar edhe me emra të tjerë të famshëm si Paris Hilton, Rihanna dhe Jay Z, ndërsa për imazhin e parfumit do të kujdeset specialistja Maesa. "Dëshiroja të isha e sigurt që do të ishte një produkt i mirë ndaj zgjodha njerëzit e duhur" tha Vergara.

“Zakonisht nuk preferoj të përfshihem në gjëra kur nuk kam gjë për të thënë. Nuk doja t'i jepja atyre thjesht emrin tim dhe pastaj t'i thoja bëni çfarë të doni. Në fakt  po përpiqem të krijoj markën time".

Aroma e re do të bazohet në preferencat personale të Sofia-s. "Do të përmbaj aromën e orkides dhe të trëndafilave sepse ato janë lulet e mia të preferuara dhe janë kolumbiane" tha ajo. "Doja të sillja pak nga ajo që unë jam, nga vij dhe mendova se do të ishte shumë mirë të përfshija në parfum lule që vijnë nga Kolumbia". Përveç linjës së veshjeve, të makeup-it, të flokëve dhe të mobiljeve ajo u shpreh se ky parfum kompleton markën e saj.

Sipas Forbes, 41 vjeçarja arriti të përfitoi 30 milion dollarë nga qershori i 2012-tës deri në qershor të 2013-tës, në saj të marrëveshjeve, markës dhe kontratave televizive.

Burimi: DailyMail

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb