News

Sfilata "Geraldina Sposa": Nusja e Vitit, një mister interesant

Në Shqipëri nuk njihemi për sfilata pret-a-porter, por e kemi një sfilatë të famshme nusërie, që çdo vit e më shumë po shndërrohet në një event must-go, jo vetëm për ato vajza që kanë në plan të martohen, por edhe për fashionistat dhe njerëz të njohur të muzikës dhe ekranit të vogël. Kompania e njohur e organizimit të eventeve, Geraldina Sposa, tashmë e ka bërë traditë që koleksionet e vitit të ardhshëm në fustanet e nusërisë, t'i prezantojë çdo maj në një sfilatë madhështore tek Hotel Sheraton. 

Këtë vit, eventi do të organizohet më herët, në 29 Prill. Në pasarelë do të parakalojnë vajza të njohura të showbizit, madje disa prej tyre si  modelet veterane të Geraldinës, Orinda Huta apo Viola Spiro, kanë nisur që tani të postojnë në Instagram, foto nga përzgjedhja e veshjeve. 

Një emër i ri në pasarelë këtë vit do të jetë Ish-Miss Albania, Suada Sherifi, e cila këtë vit gëzoi popullaritet si pjesëtare e jurisë së rubrikës "Aloha 5000" tek E diela Shqiptare. Të tjera vajza që kanë parakaluar vitet e kaluara dhe rikthehen sërish do të jenë prezantueset Floriana Garo dhe Andresa Soares apo modelja Linda Poda, e cila sipas stafit organizativ të "Geraldina Sposa", do të ketë një performancë shumë interesante. 

Kush do të jetë "Nusja e Vitit"? 
Drejtori ekzekutiv i "Geraldina Sposa" Armand Peza, preferon të luajë me kartat e Big Brother - ku ai së fundmi është opinionist - pasi kërkon që ta mbajë mister nusen që do të mbyllë sfilatën deri...po pra, deri në momentin e mbylljes së sfilatës. "Kemi një gjetje interesante, shumë vetëve as nuk do t'ju shkojë nëpër mend. Por prisni ta shihni." Vitin e kaluar nusja e vitit Soni Malaj u bë me të vërtetë nuse, kur në skënë, u ngjit një përfaqësuese e bashkisë dhe i shoqi, Mirko dhe zyrtarisht, u lidhën në martesë. Të tjerë përsonazhe të njohur që kanë mbyllur sfilatën e Geraldinës kanë qënë Arbana Osmani, Rudina Magjistari, Sonila Meço, Valbona Selimllari, Eranda Libohova, Valbona Çoba etj.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb