News

‘Sex bomb-a’ që shkaktoi skandal në Vatikan

Ajo është bërë pjesë e COSEA-s (Komisioni i Departamentit Ekonomiko-Administrativ të Selisë së Shenjtë të Vatikanit) ngjalli shumë dyshim në opinionin publik italian dhe më gjerë. Asokohe ajo ishte 30 vjeç, duke u bërë kështu anëtarja më e re në 2 dekadat e fundit, e këtij komisioni të përbërë prej 8 anëtarësh. Gjithashtu ishte e vetmja anëtare e këtij paneli e cila nuk kishte asnjë përvojë të mëparshme me buxhetin dhe financat. Të gjithë e lidhën hyrjen e saj në këtë instancë me marrëdhënien që kishte me Lucio Angel Vallejo Balda, një prift spanjoll me një pozitë kyçe në Vatikan. Ajo shkaktoi polemika nëpërmjet disa postimeve në Twitter, në të cilat thoshte se Papa Benedikti i 16-ë vuante nga leuçemia dhe për korrupsion në Vatikan, për të cilat më pas u shpreh se i kishin vjedhur llogarinë e Twitter-it.
Edhe fotot e saj u quajtën të papërshtatshme për Selinë e Shenjtë dhe menjëherë, Francesca Chaouqui u përcaktua si ‘Bomba Seksi e Vatikanit’. Pozat e saj sensuale u vunë në faqe të parë të gazetave italiane. Ndërsa tani, ato janë vënë në kopertinat e shtypit të të gjithë botës- Franchesca Chaouqui është arrestuar, së bashku me priftin spanjoll Balda, pasi fshehurazi i kanë transmetuar të dhëna konfidenciale të Vatikanit disa gazetarëve italianë që kanë botuar libra që rrëfejnë të fshehtat e thella të kësaj ‘Kupole Qiellore’.

‘Bomba seksi që ka turpëruar Vatikanin’, është titulli i gazetës Panorama të Italisë.
Librat që janë botuar falë të dhënave të siguruara nga Chaouqui dhe Balda kanë tronditur Selinë e Shenjtë; ‘Tregtarët brenda Tempullit’, është titulli i njërit prej tyre, shkruar nga Gianluigi Nuzzi, i botuar në Shtetet e Bashkuara gjatë javës së shkuar; dhe ‘Avaricia’, shkruar nga Emiliano Fittipaldi.

Këto libra janë tërhequr në masë nga blerësit skeptikë ndaj Vatikanit por edhe nga ata thjesht kurreshtarë. Pavarësisht arrestimeve të ‘Priftit dhe Sex Bomb-ës’, dhe politikës të paqtë e përgjithësisht tolerante të Papa Françeskut, skandalet në Vatikan nuk po shohin fund.

Burimi: New York Post; Përshtati: Genta Hodo

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb