Aktroja 29-vjeçare është zakonisht shumë private, por Johansson i rrëfeu të gjitha, në një intervistë për Marie Claire.
Në një pyetësor me 20 pyetje, Scarlett zbuloi se çfarë e bën të lumtur e çfarë e mërzit.
Scarett adhuron ta nisë ditën me hitet e viteve '90 dhe dëshiron ta përfundojë me një banjë të gjatë dhe një copë torte me limon.
E pyetur se çfarë e bën të qeshë, Scarlett tha: "I dashuri im dhe komediani Louis CK". Aktorja dëshiron të bëjë një tur 3 muajor për të zbuluar Indinë. Scarlett përlotet nga sentimentaliteti i së motrës dhe konfirmon se në listën e gjërave për t'u bërë, është edhe blerja e një shtëpie.
Burimi: Daily Mail
#showbiz