News

Rrugëtimi i Monikës: Shndërrimi i zonjës së parë dhe lideres së LSI-së

Përpos postit si zonjë e parë përkrah presidentit të ardhshëm, Ilir Meta, Monika Kryemadhi u vendos sot në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Monika është një figurë e vjetër në politikë dhe rrugëtimi i saj nis që në 1991.

Rrugëtimi i Monikës: Shndërrimi i zonjës së parë

Ajo e ka përshkruar veten si një fëmijë të shtresës së mesme. “Gjithë jetën jam parë si një njeri normal, i padukshëm,” ka thënë ajo. Nga një fëmijë i padukshëm, Monika ka bërë hapa gjigandë në karrierë duke zënë poste të rëndësishme në struktura të ndryshme.

 Rrugëtimi i Monikës: Shndërrimi i zonjës së parë

Rrugëtimi i Monikës: Shndërrimi i zonjës së parë

Pa u futur ende në fakultet, Monika ishte një ndër themeluesit e FRESSH. Në 1992 filluan postet e njëpasnjëshme të saj në strukturat organizative të forumit rinor.

 Rrugëtimi i Monikës: Shndërrimi i zonjës së parë

Vetëm 17 vjeç, Monika njihet me Ilirin. “Në Partinë Socialiste jemi njohur. Unë kam qenë pak e turpshme. Por pastaj pas fejese jo më. Mua nuk më ka pëlqyer Iliri në fillim, se ai është pak maskilist. Nuk është shumë xhentil. E them këtë në kontekstin e një vajze që ëndërron princin e kaltër. Jemi njohur në nëntor të 1993, kam qenë 17 vjeç, e një vit më pas jemi lidhur,” tregon ajo.

Rrugëtimi i Monikës: Shndërrimi i zonjës së parë
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi në celebrimin e martesës së tyre

Monika rrëfen se në 23 vite martesë, ajo ka marrë vetëm një buqetë me lule. “kur më ka sjellë lulet kam ndenjur dy javë pa gjumë, për faktin se m’i solli,” ka thënë ajo në një intervistë për Balkanweb.

Rrugëtimi i Monikës: Shndërrimi i zonjës së parë

Në 1992, politikania fitoi të drejtën e studimit në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në degën Biokimi. Gjithashtu, ajo ka studiuar në Gjermani për politika sigurimi rajonale dhe ka përfunduar një master në Administrim Biznesi në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë. Në 2015-n, Kryemadhi mori gradën doktor me një punim që analizonte sistemin e sigurimeve shoqërore në këndveshtrimin ekonomik dhe juridik, po në Departamentin e Manaxhimit.

Rrugëtimi i Monikës: Shndërrimi i zonjës së parë

Monika ishte pjesë e Partisë Socialiste për 14 vjet (1991-2005). Gjatë kësaj periudhe, ajo u zgjodh përfaqësuese në Kuvend. Me formimin e LSI-së nga ajo vetë dhe bashkëshorti i saj, Monika e kapërceu atje karrierën e saj politike.

Rrugëtimi i Monikës: Shndërrimi i zonjës së parë
Çifti Meta-Kryemadhi me fëmijët

Çifti Kryemadhi-Meta ka tre fëmijë të quajtur: Bora, Besar dhe Era. Ilir Meta u zgjodh president i vendit në prill të këtij viti dhe pritet të marrë detyrën në fund të korrikut, duke e bërë kështu Monikën zonjë të parë. Gjithashtu, sot, me dorëheqjen e Petrit Vasilit nga kryesia e LSI, Monika zuri ish-postin e bashkëshortit të saj, si lidere e LSI-së. Kur ishte e vogël, ajo donte të bëhej balerinë ose astronaute, por jeta e solli në një drejtim krejt tjetër.

Rrugëtimi i Monikës: Shndërrimi i zonjës së parë

Rrugëtimi i Monikës: Shndërrimi i zonjës së parë

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb