Çifti që është takuar që kur Thicke ka qënë 14 vjeç, janë martuar në 2005-ën dhe kanë sjellë në jetë djalin e tyre Julian në vitin 2010.
Këngëtari 36 vjeçar ka qënë shumë ekspresiv në lidhje me martesën e tij me aktoren 38 vjeçare, duke thënë vjet: “Jemi të sigurtë se e kemi dashur njëri – tjetrin disa jetë rresht.”
Ndarja e tyre vjen si surprizë sepse ata dukeshin shumë të lumtur dhe gazmorë në tapetin e kuq të ndarjes së çmimeve Grammy muajin e kaluar.
Edhe Patton 38 vjeç, edhe Thicke 36 vjeç, kanë patur karrierë të suksesshme që kur u bënë prindër dhe industria nuk e lejon të kesh njëkohësisht edhe karrierë edhe familje të suksesshme, gjë që mund të jetë bërë faktor për ndarjen e tyre.
Thashetheme për tradhëti gjithashtu e kanë prekur çiftin, Thicke është fotografuar duke mbajtur një grua nga vithet në një klub pas performancës ekstravagante të tij me Miley Cyrus.
“Nuk sillej si i martuar” tha një dëshmitar. Megjithatë çifti ka deklaruar se do mbeten miq të mirë.
Burimi: People