Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones janë parë së fundmi të darkojnë në një restorant në Manhattan shumë të lumtur në praninë e njëri-tjetrit. Çifti, i cili "mori një pushim" për të rivlerësuar martesën e tyre në muajin gusht, po mundohen të rekuperojnë marrdhënien e tyre duke bërë hapa drejt pajtimit, dhe janë parë shumë pranë gjatë një darke me një partner biznesi të martën.
"Douglas 69 vjeç, e prezantoi 44 vjeçaren si bashkëshorten e tij" tha një burim për People, dhe dukej shumë i entuziasmuar teksa bisedonte për projektet e tij të ardhshme të filmit. "Ai dukej në humor vërtetë të mirë," thotë burimi. "Ata të dy ishin të qeshur dhe dukeshin shumë të lumtur."
Douglas dhe Catherine Zeta-Jones janë martuar në nëntor të vitit 2000 dhe nga kjo martesë kanë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë.
Megjithatë zëdhënësit e çiftit nuk kanë konfirmuar asgjë për një rikthim të mundshëm midis tyre.
Burimi: People