News

Rihanna flet për marrëdhënien me Leonardo DiCaprio-n

Duke pasur parasysh disa prej daljeve të tyre në javët e fundit, u supozua se Rihanna dhe Leonardo DiCaprio ishin një prej çifteve më të reja në Hollywood.

Por në një intervistë me Hello! Magazine, 27-vjeçarja Rihanna ka hedhur poshtë të gjitha spekullimet se ajo është dhe 40-vjeçari i nominuar për çmim Oscar të jenë të lidhur bashkë. Kur gazetari e pyet se si i tingëllon emri i DiCaprios, Rihanna iu përgjigj: "Kjo tingëllon për mua, që ju duhet të qëndroni larg nga ato çfarë thuhen nëpër blogje".

Ajo shkoi më tej kur tha se planet e saj të fundit të showbiz-it i lënë asaj shumë pak kohë për t'ju dedikuar një romance. "Jam shumë e zënë momentalisht dhe nuk kam shumë kohë për tu dhënë pas një mashkulli, ndaj nuk do të ishte as e drejtë të përfshija dikë tjetër në këtë lloj jete. Por nëse e bëj, ai duhet të jetë mjaftueshëm mashkull për të jetuar me planet e mia dhe të mos trembet".

Zërat për një lidhje të mundshme mes tyre, u shtuan edhe më tej kur mediat rozë postuan foto të tyre në festën e ditëlindjes së këngëtares nga Barbados-i, muajin që shkoi. Përfaqësuesi i aktorit i tha "Los Angeles Times" se DiCaprio është single dhe kështu ka qënë për disa kohë, duke shtuar se aktori është i fokusuar në xhirimet e dramës "The Revenant in Canada".

Megjithatë, në ditëlindjen e 27-vjeçares në 20 Shkurt, një burim i tha Us Weekly se ata janë parë duke u puthur dhe duke kërcyer bashkë". Po sipas Us Weekly, Rihanna dhe DiCaprio janë parë shumë pranë njeri-tjetrin në ditën e Shën Valentinit dhe atë të ndërrimit të viteve. Edhe TMZ raportoi se ata ishin parë duke u puthur në party-n e organizuar nga PlayBoy në Los Angeles.

Burimi: Daily Mail

#showbiz

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb