Anabelizim

Ç'më mësoi për dashurinë epshi yt, mua 18-vjeçares së paskrupull

Ç'më mësoi për dashurinë epshi yt, mua
Foto: The fate of Ophelia, Friedrich Heyser

Të duash dhe të të duan nuk është vetëm një ndjenjë sublime, që mund të tingëllojë klishe, por gjithashtu përfshin një numër parimesh, besimesh dhe rregullash (të shkruara dhe të pashkruara) që konfirmohen automatikisht kur kjo ndjenjë është reciproke.

Për të gjetur dashurinë e vërtetë dhe për të përjetuar këtë ndjenjë sublime, ka qenë dhe është një sfidë për secilin prej nesh, sepse të gjithë jemi konfuzuar rrugës dhe kemi pyetur veten: a është kjo dashuria?

Si një vajzë që ia ka bërë shumë herë këtë pyetje vetes, e mësova në rrugën e vështirë përgjigjen që i dhashë vetes sime.

Kur je një vajzë 18-vjeçare që do t’i rebelohesh njerëzve dhe botës sepse nuk kanë qenë të drejtë me ty, dashuria është shumë e bukur për të qenë e vërtetë, por prapë nuk resht së kërkuari për të si të vetmen gjë që mund të të bëjë të ndihesh e gjallë.

Por kur je e re dhe e paskrupull, dashurinë mund ta konfuzosh lehtësisht me ndjesi të tjera që nuk janë aq sublime sa ajo.

Dhe kështu, e gjen veten poshtë djalit që iu betove shoqes se nuk do të përfshiheshe emocionalisht, por tani është tepër vonë për këtë.

Sytë e tu janë të mbushur me dashuri, ndërsa të tijët me epsh.

Ti zhytesh në qafën e tij tepër e dobët para njeriut që të ka rrëmbyer zemrën, teksa lutesh që ai moment të mos mbarojë, ndërsa ai si një gjahtar mavijos gjoksin tënd, duke e ditur se pas atij momenti ti je kthyer automatikisht preja e tij, dhe jo vajza që ai dashuron.

Ai do të të injorojë me muaj të tërë, por do të të bëjë një telefonatë sa herë është në qytet, dhe ti do të rendësh si e çmendur pas tij sepse mendon se kësaj here do të jetë ndryshe. Asnjëherë nuk është.

Nuk është ndryshe as pas 3 muajsh, kur në një bar të Tiranës, teksa po pi një dirty martini me shoqen tënde të ngushtë, ai kërkon të të takojë sepse ka kaluar kohë… dhe ju nuk jeni armiq, apo jo?

Dhe pse para 3 muajsh ai nuk donte një marrëdhënie të konsoliduar me ty, dhe ti, për më të mirën, edhe pse zemërthyer, vendose ta ndërprisje marrëdhënien me të.

Por një takim pas kaq kohësh nuk është i gabuar, edhe pse gjatë atyre muajve ti fajësove veten se pse iu dhe aq shpejt, mendove se nuk je e denjë për të, edhe pse problemi nuk ishe kurrë ti.

Ky takim supozohej të ishte i pastër, mirënjohës për momentet dhe vlerësim.

Por kur ka qenë një gjahtar empatik për prenë e tij?

Teksa përpiqesh t’i shpjegosh sërish arsyen se pse përfundoi, ai përpiqet të të puthë paturpësisht.

Të sheh mprehtë me të njëjtët sy, sy të cilët tashmë ti i njeh shumë mirë.

Sytë e epshit.

Kjo histori ka dy versione, për secilën prej nesh:

Versionin e 18-vjeçares së paskrupull, e cila është e dëshpëruar të përjetojë dashurinë, dhe versioni më i pjekur i secilës prej nesh, kur më në fund arrijmë të bëjmë diferencën midis këtyre dy ndjenjave që janë po aq të ngjashme sa edhe të ndryshme me njëra-tjetrën:

epshi dhe dashuria.

- Shkruar për Anabel nga një vajzë anonime, për rubrikën “Untold Stories” – streha ku rrëfejmë ato çaste kur zemra kërkon të flasë, qoftë për të mirat, qoftë për të vështirat, për ndjesitë më të thella që nuk duam t’i mbajmë brenda. Nëse edhe ju dëshironi të ndani historinë tuaj, na shkruani në [email protected].

REELS

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

What did your lust teach me about love, to me, an unscrupulous 18-year-old?

Ç'më mësoi për dashurinë epshi yt, mua

To love and be loved is not only a sublime feeling, which may sound cliché, but it also includes a number of principles, beliefs, and rules (written and unwritten) that are automatically confirmed when this feeling is mutual.

To find true love and experience this sublime feeling has been and is a challenge for each of us, because we have all been confused along the way and have asked ourselves: is this love?

As a girl who has asked herself this question many times, I learned the hard way the answer I gave myself.

When you're an 18-year-old girl who's going to rebel against people and the world because they haven't been fair to you, love is too good to be true, but you still keep searching for it as the only thing that can make you feel alive.

But when you're young and unscrupulous, you can easily confuse love with other feelings that aren't as sublime as it.

And so, you find yourself falling for the guy you swore to your friend you wouldn't get emotionally involved with, but now it's too late for that.

Your eyes are filled with love, while his are filled with lust.

You sink into his neck, too weak in front of the man who has stolen your heart, praying that the moment will not end, while he, like a hunter, bruises your chest, knowing that after that moment you have automatically become his prey, and not the girl he loves.

He'll ignore you for months, but he'll give you a call every time he's in town, and you'll run after him like crazy because you think this time it'll be different. It never is.

It's no different after 3 months, when in a bar in Tirana, while you're drinking a dirty martini with your best friend, he asks to meet you because it's been a while... and you're not enemies, right?

And why 3 months ago he didn't want a solid relationship with you, and you, for the best, although heartbroken, decided to end the relationship with him.

But a meeting after so long is not wrong, even though during those months you blamed yourself for leaving him so soon, thinking you weren't worthy of him, even though the problem was never you.

This meeting was supposed to be pure, grateful for the moments, and appreciative.

But when has a hunter ever been empathetic to his prey?

As you try to explain to him again why it ended, he tries to kiss you shamelessly.

He looks at you sharply with the same eyes, eyes that you already know very well.

Eyes of lust.

This story has two versions, for each of us:

The version of the unscrupulous 18-year-old, who is desperate to experience love, and the more mature version of each of us, when we finally manage to differentiate between these two feelings that are as similar as they are different from each other:

lust and love.

- Written for Anabel by an anonymous girl, for the column  "Untold Stories"  - the shelter where we narrate those moments when the heart wants to speak, whether about the good or the difficult, about the deepest feelings that we do not want to keep inside. If you also want to share your story, write to us at  [email protected] .