
Sot është heshtje zgjedhore në Shqipëri. Si e tillë, politikanët, subjektet politike dhe mediat nuk duhet të flasin apo komentojnë në lidhje me situatën zgjedhore. Sot nuk duhet bërë fushatë e politikanët kanë gjetur mënyrat e tyre për të kaluar ditën përpara stuhisë.
Edi Rama
Në mëngjes, kryeminstri aktual i vendit postoi një video me imazhe panoramike nga Shëipëria. Ai i uroi ndjekëse të tij një të shtunë sa më të qetë. Pas mbylljes së fushatës natën e mbrëmshme në Vlorë, Rama qëndroi atje bashkë me familjen e tij. Ditën e sotme ai po e kalon me djalin. Në videon e postuar në profilin e tij në Facebook, xhiruar nga vetë kryeministri, shfaqet Zaho që luan me një top basketbolli.
Lulzim Basha
Kreu i Partisë Demokratike shpërndau një foto në Facebook-un e tij zyrtar. Ai shfaqet me Lojze Peterle, zëvendës presidentin e Partisë Popullore Europiane. Ai shpreh mirënjohje për mbështetjen që i ka ofruar familja e partive të djathta në Europë.
Ben Blushi & Petrit Vasili
Përkatësisht, kryetarët e Libra dhe LSI, kanë vendosur të mos publikojnë gjë në lidhje më mënyrën se si po e shpenzojnë ditën e heshtjes zgjedhore. Postimet e fundit në profilet e tyre janë video ose foto nga ceremonitë e mbylljes së fushatës.
Eduart Ndocaj
Kryetari i Partisë Bashkimi Demokristian Shqiptar po kalon një ditë relaksuese në Mirditë. Personazhi politik i njohur ndryshe si “Kaubojsi” për shkak të kapeleve që mban, ka postuar dy video. Në të parën shfaqet ai duke i dhënë makinës. Në përshkrim, Ndocaj përshëndet të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Në videon e dytë, Ndocaj paraqitet duke shijuar pamjen në një zonë të Mirditës.
Klajda Gjosha
Ministrja aktuale e integrimit është bërë nostalgjike për të kaluarën sot. Ajo ka postuar një video ku përmblidheshin çaste nga posti i saj si ministre. Ajo shfaqet duke mbajtur konferenca për shtyp e fjalime, në mbledhje e negociata me përfaqësues europiane. Gjosha ndihet mirë për faktin se “koherenca e mesazhet që ndan me qytetarët nuk ikën në fund të një mandati ministror, por mbetet aty”.