E ftuar në Uëtëfë show, nga Andale Media, Ina Kollçaku foli për gjithë eksperiencën e saj televizive, ku ndër të tjera, u shpreh se ishte shumë mirënjohëse ndaj Sara dhe Lori Hoxhës.
E pyetur nga Fatosi, moderatori i programit, për raportin që kishte ajo me motrat Hoxha, për shkak të njohjes së pakët që ka publiku për personalitetet e tyre, Ina dha një përgjigje shumë interesante:
“Ato janë vajza shumë të mira, shumë të thjeshta. Kanë një gjë që vlerësoj shumë te njerëzit: përshëndesin çdo njeri nëpër shkallë. Madje më kujtohet kur kam shkuar unë për herë të parë në Top, një moderatore më sheh mua që përshëndesja të gjithë njerëzit dhe më thotë: ‘Dëgjo se nuk mund t’i përshëndesësh të gjithë njerëzit sa herë që kalon’. Nuk po e kuptoja sepse mendoj që kjo është një edukatë qytetare që duhet ta kemi të gjithë, nuk ka lidhje me të qenurit ‘V.I.P.’. Më vonë pashë që e bënte dhe Xhemi Shehu këtë gjë si unë dhe thashë ‘Ok, nuk është kaq e çuditshme’.”
Nuk është e pazakontë që shumica e njerëzve të mendojnë se njerëzit në pozicione drejtuese mbartin një lloj arrogance prej pushtetit që kanë. E njëjta gjë vlen dhe për Sara dhe Lori Hoxhën që mund të kenë një lloj perceptimi publik si vajza mendjemëdha për shkak të statusit të tyre.
Megjithatë, Ina na vërtetoi se ky percepetim është i gabuar. Por përse është kaq e rëndësishme që shefat të përshëndesin punonjësit e tyre, edhe nëse nuk i njohin ata?
-Shumë nga njerëzit më të suksesshëm në botë e bëjnë komunikimin prioritet.
Nuk mund të drejtosh një kompani të rëndësishme, apo edhe ende të re qoftë, pa u treguar punonjësve të tu se ti je një person me të cilin mund të komunikosh lirshëm. Kjo krijon besim tek punonjësit.
-Gjestet e thjeshta mund të vendosin tonin për një mjedis pune që është gjithëpërfshirës, produktiv dhe tërheqës.
Pavarësisht nëse je menaxher/e apo sanitar/e në vendin tënd të punës, trajtimi me të njëjtën respekt nga shefat jep sigurinë se të gjithë punonjësit gëzojnë të drejta të barabarta.
-Kultura e vendit të punës drejton suksesin në biznes.
Kultura e dobët çon në qarkullim të lartë të stafit, punonjës të paangazhuar dhe të pamotivuar që nga ana tjetër ndikon në cilësinë e shërbimit, produktivitetin dhe angazhimin e dobët, rezultatin e dobët dhe përfundimisht performancën e dobët të biznesit. Kultura e dobët është e kushtueshme dhe mund të ndikojë drejtpërdrejt në fund. Ndonjëherë janë gjërat e vogla ato që bëjnë të gjithë ndryshimin kur bëhet fjalë për kulturën. Dhe kjo përfshin fillimin e ditës me një “Përshëndetje”.
-Të thuash përshëndetje nuk ka të bëjë fare me personalitetin, stilin apo të qenit miq.
Të përshëndesësh ka të bëjë me mirësjelljen, respektin dhe të qenit i sjellshëm. A nuk do të përshëndetnit ju një klient? Nëse punoni në një vend të madh pune, ndoshta nuk përshëndetni dot çdo person, por përshëndetja ndaj atyre që ulen ose punojnë rreth jush duhet të jetë e panegociueshme.
Intervistën e plotë me Ina Kollçakun e gjeni në videon e mëposhtme: