
Një paralajmërim i fundit nga Sistemi i Integruar i Klasifikimit të Sigurisë Ushqimore (IPC) theksoi se në shumicën e Rripit të Gazës njerëzit po vuajnë nga uria ekstreme, ndërsa në qytetin e Gazës është përshkallëzuar kequshqyerja akute. Paralajmërimi paralajmëron për një skenar të rëndë të urisë që po zhvillohet aktualisht në këtë rajon.
Pas më shumë se 21 muajsh lufte dhe një bllokade pesë-mujore që ka kufizuar ndjeshëm aksesin në ushqim, ujë dhe furnizime mjekësore, situata humanitare në Gaza është alarmante.
Në përgjigje të këtij paralajmërimi, Franca njoftoi nisjen e fluturimeve me ndihma ushqimore drejt Gazës. Presidenti Emmanuel Macron deklaroi në X:
“Sapo kryem një fluturim me ndihma ushqimore mbi Gaza, por kjo nuk është e mjaftueshme. Izraeli duhet të lejojë akses humanitar të plotë për të parandaluar urinë.”
Faced with an urgent humanitarian crisis, we just conducted a food airdrop over Gaza.
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) August 1, 2025
I thank our Jordanian, Emirati, and German partners for their support, as well as our armed forces for their dedication.
But airdrops are not enough.… pic.twitter.com/KpWFhOLmbi
Në ditët në vijim, do të dorëzohen disa tonelata ndihma, sipas një deklarate të përbashkët nga Ministritë e Jashtme dhe të Mbrojtjes të Francës. Ata po punojnë gjithashtu për të organizuar transportin tokësor, i cili është zgjidhja më efikase për dërgimin e ndihmave në masë dhe pa pengesa.
Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se Gaza ka nevojë për rreth 500 kamionë ndihma në ditë, me secilin kamion që transporton 15-20 ton mallra.
Kjo nismë vjen pas njoftimit të Macron se Franca do të njohë Shtetin e Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator.
Situata në Gaza mbetet dramatike. Në 24 orët e fundit, spitalet raportuan shtatë vdekje nga uria dhe kequshqyerja, përfshirë edhe fëmijë. Numri total i vdekjeve nga uria që nga fillimi i luftës ka arritur në 159, ku 90 prej tyre janë fëmijë.
Gjithashtu, vazhdojnë sulmet ajrore izraelite që kanë shkaktuar qindra të plagosur dhe viktima. Ndërkohë, shumë palestinezë kanë humbur jetën dhe janë plagosur duke tentuar të marrin ushqim nga pika shpërndarjeje të menaxhuara nga Fondacioni Humanitar i Gazës, një strukturë e mbështetur nga SHBA dhe Izraeli që ka zëvendësuar sistemin humanitar të OKB-së në rajon.
Ndihmat, po ashtu, mblidhen edhe nga organizatat të ndryshme, ndaj secili mund të ndihmojë në formën e tij. Detajet mbi mënyrën se si mund të jepni kontributin tuaj i gjeni në këtë artikull: (lexo këtu)