News

Edi Rama u përgjigjet pyetjeve më të zakonshme që mund të kesh për Diellën

Edi Rama u përgjigjet pyetjeve më të zakonshme që mund
Google

Pati një shok dhe një konfuzion të përgjithshëm kur morëm vesh se në kabinetin e qeverisë “Rama 4” do të jetë një ministre virtuale, Diella, e krijuar me inteligjencë artificiale. Pas gjithë meme-ve dhe reagimeve, Edi Rama, ndërsa prezantonte platformën “Startup Albania”, përfitoi nga rasti të sqaronte për rolin që do të kryejë Diella.

Edi Rama u përgjigjet pyetjeve më të zakonshme që mund

A merr vetë vendime Diella?

“Diella nuk merr vendime, ne vendosim për të! Nuk i kemi dhënë përgjegjësi për të qeverisur”, u shpreh kryeministri.

Pse Diella dhe jo një njeri?

Edi Rama theksoi se në fakt, ministrja virtuale do të përpunojë të dhënat me shpejtësi dhe me më shumë efikasitet sesa njerëzit, për të ofruar kështu zgjidhje më të shpejta dhe të sakta.

Gjithashtu, Rama foli edhe për “Startup Albania”, një platformë që do të përdorë inteligjencën artificiale për përpunimin e aplikimeve të startup-eve që kërkojnë grante.

“Është një sistem që nuk funksionon me “jo”, “hajde nesër” apo vonesa burokratike. Platforma është e gatshme 24 orë, nuk ka pushim, nuk ka orar drekë dhe nuk bie në gjumë,” u shpreh Edi Rama, duke shtuar se qasja garanton transparencë të plotë.

Ca gjëra të tjera që duhet të dish për Diellën!

Ajo është rikrijimi i mazhit të aktores Anila Bisha, e shfaqur me veshje të zonës së Zadrimës.

Edi Rama u përgjigjet pyetjeve më të zakonshme që mund

E ftuar në “Opinon”, Anila u shpreh se kontratën për imazhin e Diellës e ka deri në dhjetor. Ajo tregoi gjithashtu për kontaktin me ministrinë e Kulturës dhe Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

“Ishte një projekt i tillë dhe ministria e Kulturës, në bashkëpunim me AKSHI-n, kontaktuan me Teatrin Kombëtar dhe kërkuan emrin tim. Më kontaktuan dhe u lidha me një nga vajzat e stafit të AKSHI-t dhe më thanë që kemi një projekt. ‘Okay’ thashë, në rregull se ne na gëzojnë këto lloj projektesh, jemi aktorë, jemi artistë dhe kur na ftojnë për projekte, është diçka plus, jo vetëm nga ana financiare, por edhe për imazhin”.

Pse emri Diella?

"Diella, që në shqip do të thotë "diell", është praktikisht një diell që nuk perëndon kurrë. Ajo nuk fle, nuk lodhet dhe nuk ka interesa personale. Ajo nuk ka kushërinj dhe këta janë një problem i madh në vendin tonë. Ajo nuk ndryshon mendje dhe nuk i intereson nëse pushohet nga puna”, tha Edi Rama.

Diella është përgjegjësia e Edi Ramës

"Së pari ju se di dini nëse jam unë apo një version AI i imi, por sa kohë flet nga kanali i Kryeministrit, është përgjegjësia ime. Por, po, ne vendosëm të ndërmarrim këtë hap të madh sepse duam të përshpejtojmë reformat tona; reforma në funksion të modernizimit strukturor. Teknologjia e re dhe inteligjenca artificiale janë një bekim për vende si yni. Ne duhet të fitojmë kohën e humbur ndër dekada. Ajo ka një potencial shumë të madh për të performuar më mirë se të gjithë ne", është shprehur Rama për mediet britanike.

Pra, pa merak, Diella s’merr mendime vetë dhe jo, ende s’na ka zëvendësuar plotësisht inteligjenca artificiale.

 

REELS

Nisjani toksikut 😂

Iluzioni optik më i famshëm në botë

POV: Ke punuar turne nate njëri pas tjetrit dhe je aq e lodhur sa del nga shtëpia pa pantallona.

Kam një pyetje. Si fillim qenke shumë e bukur!

Fëmijët urojnë çiftin 🥹🥹🥹

“Me siguri më tradhton” Ndërkohë unë me gocat 💃

Bëjini tag familjes 😂😂😂

Ne ju tregojmë gjithmonëëë opsionet më interesante, prandaj mama ky reel është për ju! Duhet patjetër të njiheni me @noahs.ark.al

@mirakazhanii 💕

Surpriza që nuk meriton asnjë çift! 🤣