News

Mes lotësh, e shoqja e të ndjerit Charlie Kirk thotë se e ka falur vrasësin

 

Mes lotësh, e shoqja e të ndjerit Charlie Kirk thotë se e ka
Brian Snyder/Reuters


Gjatë një fjalimi emocional në memorialin publik për bashkëshortin e saj në Glendale, Arizona, vejusha e të ndjerit Charlie Kirk, tha se e ka falur njeriun që është akuzuar për vrasjen e burrit të saj.

"Burri im, ai dëshironte të shpëtonte djemtë e rinj, si ai djali që i mori jetën. Ai njeriu, ai djali…unë e fal. E fal sepse kështu veproi Krishti dhe kjo është ajo që Charlie do të bënte”, u shpreh ajo para turmës që po bënte homazhe ndaj themeluesit të “Turning Point USA”.

Të pranishmit në stadium u ngritën në këmbë për ta duartrokitur fjalimin e saj.
 
Prokurorët kanë akuzuar Tyler Robinson, 22 vjeç, për vrasjen e Charlie Kirk, i cili u vra në atentat, më 10 shtator në universitetin e Utah. Tyler Robinson mund të përballet me dënimin me vdekje nëse shpallet fajtor.
 
Autoritetet kanë thënë se Tyler i ka dërguar një mesazh partneres së tij pas atentatit, duke thënë se ishte lodhur nga "urrejtja" e Charlie Kirk. Në një intervistë për “New York Times”, Erika Kirk tha se e kishin pyetur nëse dëshironte ta shihte të akuzuarin të përballej me dënimin me vdekje.

Ajo tha: "Do të jem e sinqertë. I thashë avokatit tonë: "Dua që qeveria ta vendosë këtë". Nuk dua që gjaku i atij njeriu të jetë në ndërgjegjen time”, duke shtuar se ajo do të jetë në parajsë bashkë me Charlie.

Në fjalimin e saj në stadiumin “State Farm”, Erika Kirk e premtoi se do të vazhdojë punën e burrit të saj si udhëheqëse e sapoemëruar e organizatës që ai e themeloi, referuar “Turning Point USA”.

"Përgjigjja ndaj urrejtjes nuk është urrejtja," tha ajo. "Përgjigja që e dimë nga Ungjilli është dashuria dhe gjithmonë dashuria; dashuria për armiqtë tanë dhe dashuria për ata që na përndjekin."

Charlie Kirk u qëllua për vdekje gjatë ndalesës së parë në turneun e tij "American Comeback" në kampuset universitare. Vrasja e tij ka shkaktuar një debat të ashpër politik mbi fuqinë e fjalëve, dhunën në rritje dhe lirinë e fjalës.
 
Shumë konservatorë të njohur kanë kërkuar të hedhin fajin mbi të majtën për vrasjen e Charlie Kirk. Disa folës, përfshirë presidentin, folën ashpër për demokratët dhe i akuzuan ata për nxitjen e dhunës, megjithëse zyrtarët e zgjedhur dhe liderët e partisë dënuan vrasjen.
 
"Unë i urrej kundërshtarët e mi dhe nuk u dua të mirën," tha Donald Trump në fjalimin e tij në memorial. Presidenti shtoi: "Më vjen keq, Erika."
 
Shërbimi i gjatë i memorialit përfshiu fjalime nga disa anëtarë të lëvizjes "Make America Great Again" (Maga) të Trump, përfshirë zëvendëspresidentin J.D. Vance, i cili ishte një mik i ngushtë i Charlie Kirk.

 

REELS

POV: Unë dhe shoqja e ngushtë në çdo rast që duhet ruajtur serioziteti

Nisjani toksikut 😂

Iluzioni optik më i famshëm në botë

POV: Ke punuar turne nate njëri pas tjetrit dhe je aq e lodhur sa del nga shtëpia pa pantallona.

Kam një pyetje. Si fillim qenke shumë e bukur!

Fëmijët urojnë çiftin 🥹🥹🥹

“Me siguri më tradhton” Ndërkohë unë me gocat 💃

Bëjini tag familjes 😂😂😂

Ne ju tregojmë gjithmonëëë opsionet më interesante, prandaj mama ky reel është për ju! Duhet patjetër të njiheni me @noahs.ark.al

@mirakazhanii 💕