News

Qeveria talebane ndërmerr një tjetër hap ekstrem ndaj të drejtave të grave

Qeveria talebane ndërmerr një tjetër hap ekstrem ndaj të
Reuters

Qeveria talebane ka hequr nga sistemi universitar të gjitha librat e shkruar nga gratë, si pjesë e një nisma ligjore që përfshin gjithashtu ndalimin e mësimdhënies për të drejtat e njeriut dhe çështjet e ngacmimit seksual.

Rreth 140 libra të shkruar nga gra janë mes 680 titujve të cilët janë klasifikuar si “problematikë”, për shkak të përmbajtjes së tyre që konsiderohet në kundërshtim me Sheriatin dhe politikat e talebanëve.

Universitetet janë njoftuar gjithashtu se 18 lëndë nuk lejohen më të jepen, pasi sipas një zyrtari taleban, “bien ndesh me parimet e Sheriatit dhe qëndrimet politike të sistemit”.

Ky është vetëm vendimi më i fundit në një varg të gjatë kufizimesh që talebanët kanë vendosur që nga rikthimi i tyre në pushtet katër vjet më parë.

Vetëm këtë javë, në të paktën 10 provinca është ndaluar rrjeti i fibrave optike, me urdhër të udhëheqësit suprem taleban, me arsyetimin se ky veprim do të ndihmonte në “parandalimin e imoralitetit”.

Këto kufizime kanë ndikuar ndjeshëm në jetën e përditshme të grave dhe vajzave në Afganistan. Atyre u ndalohet të ndjekin shkollën pas klasës së gjashtë, dhe kurset e mamive, një nga fushat e pakta të lejueshme më parë, u ndërprenë në fund të vitit 2024.

Tani, edhe programet universitare që lidhen me gratë janë në shënjestër. Nga 18 lëndët e ndaluara, gjashtë kanë të bëjnë drejtpërdrejt me çështje gjinore, si “Gjinia dhe Zhvillimi”, “Roli i Grave në Komunikim” dhe “Sociologjia e Grave”.

Pavarësisht kësaj, qeveria talebane vazhdon të pretendojë se “respekton të drejtat e grave” në përputhje me interpretimin e saj të ligjit islamik dhe kulturës afgane.

Një anëtar i komitetit të vlerësimit të librave universitare e konfirmoi ndalimin për BBC Afghan, duke thënë se “të gjithë librat e shkruar nga gratë nuk lejohen më të përdoren për mësim”.

Udhëzimet e reja janë lëshuar në fund të muajit gusht, dhe vijnë nga një komitet i përbërë nga “studiues dhe ekspertë fetarë”, sipas një letre nga Ministria e Arsimit të Lartë e qeverisë talebane.

Përveç librave të grave, ndalimi prek edhe libra të autorëve iranianë. Një anëtar i komitetit tha se qëllimi është “të ndalohet infiltrimi i përmbajtjes iraniane” në sistemin arsimor afgan.

Një listë prej 50 faqesh e shpërndarë universiteteve përmban 679 tituj, nga të cilët 310 janë shkruar nga autorë iranianë ose janë botuar në Iran.

Burime të ndryshme konfirmuan për BBC Afghan se ndalimi është pjesë e përpjekjeve për të frenuar ndikimin kulturor dhe ideologjik të Iranit në Afganistan.

 

 

REELS

POV: Ke punuar turne nate njëri pas tjetrit dhe je aq e lodhur sa del nga shtëpia pa pantallona.

Kam një pyetje. Si fillim qenke shumë e bukur!

Fëmijët urojnë çiftin 🥹🥹🥹

“Me siguri më tradhton” Ndërkohë unë me gocat 💃

Bëjini tag familjes 😂😂😂

Ne ju tregojmë gjithmonëëë opsionet më interesante, prandaj mama ky reel është për ju! Duhet patjetër të njiheni me @noahs.ark.al

@mirakazhanii 💕

Surpriza që nuk meriton asnjë çift! 🤣

Shaka baballarësh 😂

Dilni në protestë, mbase gjeni dhe dashurinë. Një rrugë e dy punë 😌

Taliban government takes another extreme step towards women's rights

Qeveria talebane ndërmerr një tjetër hap ekstrem ndaj të
Reuters

The Taliban government has removed all books written by women from the university system, as part of a legal initiative that also includes banning teaching on human rights and sexual harassment issues.

About 140 books written by women are among 680 titles that have been classified as "problematic", due to their content considered contrary to Sharia and Taliban policies.

Universities have also been notified that 18 subjects are no longer allowed to be taught, as according to a Taliban official, they "contradict the principles of Sharia and the political stances of the system."

This is just the latest decision in a long line of restrictions the Taliban have imposed since their return to power four years ago.

This week alone, at least 10 provinces have banned fiber optic networks, on orders from the Taliban's supreme leader, on the grounds that this action would help "prevent immorality."

These restrictions have significantly impacted the daily lives of women and girls in Afghanistan. They are banned from attending school beyond the sixth grade, and midwifery courses, one of the few fields previously allowed, were discontinued at the end of 2024.

Now, university programs related to women are also being targeted. Of the 18 banned subjects, six are directly related to gender issues, such as “Gender and Development,” “The Role of Women in Communication,” and “Sociology of Women.”

Despite this, the Taliban government continues to claim that it “respects women’s rights” in accordance with its interpretation of Islamic law and Afghan culture.

A member of the university's book evaluation committee confirmed the ban to BBC Afghan, saying that "all books written by women are no longer allowed to be used for teaching."

The new guidelines were issued in late August, and come from a committee made up of "religious scholars and experts," according to a letter from the Taliban government's Ministry of Higher Education.

In addition to books by women, the ban also affects books by Iranian authors. A committee member said the aim is to “prevent the infiltration of Iranian content” into the Afghan education system.

A 50-page list distributed to universities contains 679 titles, of which 310 were written by Iranian authors or published in Iran.

Various sources confirmed to BBC Afghan that the ban is part of efforts to curb Iran's cultural and ideological influence in Afghanistan.