News

Humbje të mëdha: Figurat e shquara që u ndanë nga jeta gjatë këtij viti!

Humbje të mëdha: Figurat e shquara që u ndanë nga jeta
Kryepeshkopi Anastas Janullatos/ Margarita Xhepa/ Artur Zheji/ Dhimitër Anagnosti

Ky vit ishte pa diskutim një vit zie për Shqipërinë, pasi figura shumë të shquara dhe të rëndësishme, veçanërisht nga fusha e artit, u ndanë nga jeta, duke lënë pas boshllëkun, por edhe trashëgiminë e tyre.

Më 25 janar u nda nga jeta Kryepeshkopi Anastas Janullatos

Pas një beteje me shëndetin që prej 3 janarit të këtij viti, Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndërroi jetë mëngjesin e 25 janarit 2025, në spitalin “Ungjillëzimi” në Athinë. Lajmin e hidhur e bëri të ditur Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, përmes një njoftimi zyrtar, ku u theksua se Kryepeshkopi ndërroi jetë si pasojë e mosfunksionimit të shumë organeve.

“Fjeti me Zotin Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, ANASTASI”, u shpreh Kisha në postimin e saj në Facebook.

Më shumë rreth trashëgimisë që la pas Kryepeshkopi, mund të lexosh këtu.

Më 10 mars u nda nga jeta ish-deputeti Andis Harasani

Humbje të mëdha: Figurat e shquara që u ndanë nga jeta

Andis Harasani, ish-drejtori i KESH dhe ish-deputet i Partisë Socialiste për dy mandate, ndërroi jetë në moshën 54-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë, me të cilën luftonte prej dy vitesh.

Lajmi u bë i ditur nga bashkëshortja e tij, e cila e ndau këtë humbje përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Të dashur familjarë dhe miq, me dhimbje të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të njeriut tonë të shtrenjtë, bashkëshortit, babait, djalit, vëllait dhe mikut, Andis Harasani,” shkroi ajo.

“Andisi ynë e përballoi këtë sfidë me forcën, vendosmërinë dhe besimin që e kanë karakterizuar gjithmonë. Ai luftoi fort për ne dhe nuk reshti së dhuruari dashuri, mbështetje dhe forcë. Fatkeqësisht, e humbëm betejën me kancerin. Unë, Thea dhe Henry do të jemi gjithmonë mirënjohës për rrugëtimin tonë së bashku.”

Më 3 prill u nda nga jeta ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa

Humbje të mëdha: Figurat e shquara që u ndanë nga jeta

Ylli i kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa, u shua në moshën 93-vjeçare. Ikona e filmave shqiptarë dha frymën e fundit vetëm një ditë pasi festoi ditëlindjen e saj. Ajo u nda nga jeta, por vepra që la pas ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kinematografi, duke përjetësuar kujtimin e saj.

Margarita Xhepa u lind më 2 prill të vitit 1932, në qytetin e Lushnjës, vend ku nisi edhe hapat e parë drejt aktrimit. Gjatë karrierës së saj, ajo ka krijuar mbi 150 role në teatër dhe 32 role në kinematografi.

Në maj të vitit 2004, u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar për të shkëlqyer në dramën “Streha e të harruarve”, një tjetër sukses në karrierën e saj 50-vjecare.

Lexo më tepër në këtë link.

Më 11 qershor u nda nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

Humbje të mëdha: Figurat e shquara që u ndanë nga jeta

Regjisori i njohur shqiptar, Leka Bungo, ndërroi jetë në moshën 81-vjeçare. Lajmin e bëri të ditur vajza e tij përmes rrjeteve sociale.

“Luftove me sëmundjen më të rëndë të shekullit dhe humbe! U prehsh në paqe dhe faleminderit që ishe babai im. Gjithmonë pafundësisht krenare për ty, mirënjohëse përulësisht për çdo gjë që më mësove dhe më dhurove. Ishe dhe do të jesh dashuria më e madhe në dynja," shkroi vajza e tij, Alba Bungo.

Rreth veprës së tij, mund të lexosh në këtë link.

Më 23 gusht u shua Artur Zheji

Humbje të mëdha: Figurat e shquara që u ndanë nga jeta

Publicisti dhe gazetari i njohur Artur Zheji është ndarë nga jeta këtë të shtunë, 23 gusht. Ai dha frymën e fundit në moshën 64-vjeçare, ndërsa ndodhej në Sarandë. Ai ndërroi jetë pas një sulmi në zemër. Largimi i tij, nga bota e gazetarisë dhe jo vetëm, u cilësua si një “humbje e madhe” dhe shumë figura publike reaguan për lajmin e befasishëm nëpër rrjetet sociale.

Artur Zheji ishte gazetar, publicist dhe pjesë e medias shqiptare prej vitesh.
Zheji ishte i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit.

Më 28 gusht u nda nga jeta Naun Shundi

Humbje të mëdha: Figurat e shquara që u ndanë nga jeta

Aktori i njohur shqiptar, Naun Shundi, u nda nga jeta në moshën 66-vjeçare. Lajmi i trishtë u njoftua në faqen zyrtarë të teatrit privat “Zonja e Bujtinës”, i themeluar prej tij dhe bashkëshortes, Raimonda Shundi. 

Prej kohësh ai po përballej me kancerin e lëkurës. Fillimisht u nis për trajtim në Francë, e më pas u kthye për të vijuar kurën në Tiranë, në QSUT.

Naun Shundi lindi në Tiranë në vitin 1959. Në vitin 1977 u diplomua për regjisor në shkollën e Mesme të Kulturës, ndërsa në vitin 1983, u diplomua për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve).

Gjatë viteve 1993-2000 ka punuar si pedagog i mjeshtërisë së aktorit, regjisurës dhe fjalës artistike në degën e regjisë, Akademia e Arteve. Në vitin 1995 kreu specializim për regji pranë Teatrit Kombëtar Bukuresht dhe Katedrës së Regjisë në Akademinë e Teatrit e të Filmit në Bukuresht.

Shundi, së bashku me bashkëshorten, themeluan në teatrin në vitin 2022, nismë që erdhi si pasojë e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Më 1 shtator u nda nga jeta Dhimitër Anagnosti

Humbje të mëdha: Figurat e shquara që u ndanë nga jeta

Ndërroi jetë në moshën 89-vjeçare regjisori Dhimitër Anagnosti, një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare. Lajmin e hidhur e bëri publik vajza e tij, Juna Anagnosti, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkroi:

"Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetës sonë! Pas një lëngimi të gjatë iu binde ligjit të jetës! Lamtumirë babush!" 

Dhimitër Anagnosti lindi më 23 janar të vitit 1936 në Vuno, Himarë. Pas përfundimit të shkollës së mesme në Vlorë, ai ndoqi studimet në Institutin e Kinematografisë "VGIK" në Moskë, ku u diplomua si kinooperator.

Së bashku me Viktor Gjikën, ai realizoi filmin "Njeriu kurrë nuk vdes", një ekranizim i një tregimi të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike në Holandë në vitin 1961. 

Karriera e tij profesionale nisi në vitin 1961 si operator në Kinostudion "Shqipëria e Re", ku punoi në filma si "Debatik" dhe "Toka jonë". Në vitin 1966, ai realizoi filmin e tij të parë si regjisor, "Komisari i dritës", së bashku me Viktor Gjikën, dhe një vit më pas, realizoi filmin "Duel i heshtur".

Anagnosti ka realizuar dhjetëra filma dhe dokumentarë, i njohur për trajtimin e tematikave sociale dhe historike me një estetikë të veçantë. Ndër to, "Përrallë nga e kaluara" dhe "Lulëkuqet mbi mure" mjaftojnë të përmenden si dëshmi e gjenialitetit të tij.

Lexo më shumë në këtë link.

Më 22 shtator ndahet nga jeta regjisori dhe aktori Enver Petrovci 

Humbje të mëdha: Figurat e shquara që u ndanë nga jeta

Regjisori dhe aktori Enver Petrovci u nda nga jeta në moshën 71-vjeçare. Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije familjarë të aktorit.

“Me dhimbje dhe pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit tonë të dashur, Enver Petrovci. Kjo është një humbje e madhe për familjen tonë dhe për mbarë artin shqiptar. Ai do të kujtohet gjithmonë për shpirtin e tij fisnik dhe veprën e jashtëzakonshme që la pas”, shkruhet në një postim në Facebook që ka bërë një familjar i aktorit.

Enver Petrovci lindi më 28 shkurt 1954 në Prishtinë. Ai ka studiuar në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës, për aktrim dhe më pas, u diplomua në universitetin e Beogradit në Fakultetin e Arteve Dramatike.

Enver Petrovci ka pasur një karrierë shumë të suksesshme jo vetëm në Kosovë e Shqipëri, por edhe në mbarë ish-Jugosllavinë. Ai ka pasur role shumë të njohura në teatër, sidomos në “Atelieja 212”, ku u shqua për talentin e tij.

Në vitin 1898, Enveri u kthye për të dhënë mësim në universitetin e Prishtinës. Ai është një ndër themeluesit dhe profesorët e hershëm të Artit Dramatik në Prishtinë. Rishtazi, ai u rikthye në vëmendjen e publikut falë rolit të tij si drejtori i shkollë, Gazmend Berisha në serialin “O sa mirë!”.

REELS

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎

POV: Unë dhe shoqja e ngushtë në çdo rast që duhet ruajtur serioziteti

Nisjani toksikut 😂

Iluzioni optik më i famshëm në botë

POV: Ke punuar turne nate njëri pas tjetrit dhe je aq e lodhur sa del nga shtëpia pa pantallona.

Kam një pyetje. Si fillim qenke shumë e bukur!

Fëmijët urojnë çiftin 🥹🥹🥹

“Me siguri më tradhton” Ndërkohë unë me gocat 💃

Bëjini tag familjes 😂😂😂