News

Çmimet Oscar: Do bëhen ndryshime të mëdha

Academy of Motion Picture Arts and Sciences, organizata që merret me çmimet Oscar po merr disa masa për të rritur numrin e femrave dhe minoriteteve deri në 2020-ën. Ky vendim vjen pas reagimit të shumë kandidatëve për mungesën e diversitetit. 

Me një vendim unanim të enjten në mbrëmje, Akademia aprovoi disa ndryshime që mendohet se do të dyfishojnë numrin e femrave dhe anëtarëve të ndryshëm deri në vitin 2020.  

Presidenti Akademisë Cheryl Boone Isaacs, i cili është afro-amerikan tha në një deklaratë: “Këto  masa të reja që lidhen me qeverisjen dhe votimin do kenë një ndikim të menjëhershëm dhe do të fillojë procesi i ndryshimit të përbërjes së anëtarëve."

Këtë herë statusi i votimit të një kandidati do të jetë 10 vjet dhe do të rinovohet nëse anëtari ka qenë aktiv në filma në dekadën e fundit. Po ashtu do të fillojë “një fushatë globale ambicioze që do të identifikojë dhe rekrutojë anëtarë të rinj që përfaqësojnë diversitet më të madh”.

Po ashtu Akademia do të bëjë të mundur që anëtarët e rinj të jenë më aktiv në marrjen e vendimeve dhe të ndihmojnë organizatën që të identifikojë liderat e ardhshëm.”

Pas shpalljes së nominimeve për Oscar këtë muaj, pati shumë pakënaqësi pasi asnjë aktor me ngjyrë nuk ishte përzgjedhur. Disa nga yjet e filmave si Spike Lee dhe Will dhe Jada Pinkett Smith thanë se do bojkotojnë Oscar. Më herët këtë javë, Isaacs tha se ishte “zemërthyer dhe i frustruar” për shkak të mungesës së diversitetit dhe se ishte koha për të bërë “ndryshime të mëdha” (lexo ketu).

Burimi: CNN Money; Përshtati: Klarida Bregaj

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb