Eva Murati, një nga moderatoret e sezonit të programit "Antilope" në "Agon Channel", mungon në këtë sezon të ri në ekran. Në vend të saj së bashku me Qetësor Ferunaj dhe Ermal Peçin,po shohim ish-miss Univers 2008, Matilda Meçini, e cila pas disa vitesh shkëputje rikthehet në ekran me statusin e nënës.
Sipas burimeve tona, drejtuesit e këtij televizioni nuk e kanë kontaktuar më Evën pas mbylljes së sezonit të kaluar, duke e zëvëndësuar menjëherë me Matildën. Eva vitet e fundit është komentuar së shumti në faqet e shtypit rozë për lidhjen me Genar Topallin, djalin e ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.
Nuk dihet nëse e ardhmja do i takojë televizionit, apo ajo do të marrë një drejtim tjetër larg botës së ekranit. Gjatë sezonit të kaluar, ajo ishte moderatorja elegante e "Antilope", një program ironik. Le të shohim si do të pritet Meçini, tashmë si mamaja e një djali trevjeçar. Në këtë program ajo është përzgjedhur edhe për prakticitetin fizik, si një ish-basketbolliste.
Burimi: Suplementi Panorama Plus
#showbiz