
Alfio Rrotani, baba për herë të dytë!
Alfio Rrotani do të bëhet baba për herë të dytë. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë ai, përmes disa fotove krah partneres së tij në Instagram. Po ashtu, ai ka zbuluar se këtë herë do të bëhet baba i një vajze.
“Po presim pjesën më të bukur të vetes sonë, princeshën tonë të vogël!”
Alfio e bëri publike lidhjen e re në qershor të këtij viti. Partnerja e tij quhet Joana Gjonaj, inxhiniere dhe sipërmarrëse. Ai është gjithashtu edhe baba i një djali, Noah, nga lidhja me moderatoren Fatma Methasani.
Jori Delli flet për sfidat shëndetësore të të atit
Modelja dhe influencuesja Jori Delli ka rrëfyer për ndjekësit e saj në Instagram një përjetim të vështirë që i është dashur të kalojë së fundmi. Ajo ka treguar se i ati ka pësuar infarkt gjatë qëndrimit për disa ditë në Shqipëri.
“Babai im u sëmur shumë rëndë dhe pësoi një infarkt. Fatmirësisht, vëllai im ishte pranë tij dhe arriti ta çonte në kohë në spital”, shkroi ajo.
Po ashtu, ajo ka ndarë me ndjekësit edhe shqetësimin lidhur me trajtimin, sipas saj jo të duhur, që iu bë të atit në spitalin e Vlorës. Nga ana tjetër, ajo theksoi se fatmirësisht babai i saj mori ndihmën e nevojshme në QSUT, duke i shpëtuar jetën.
“Kam vetëm fjalë mirënjohjeje për stafin, infermierët dhe mjekët e QSUT. Falë tyre, babai im sot është gjallë”, theksoi Delli.
Loredana sqaron (përfundimisht) raportin me Jozin
Loredana Brati ka vënë “pikat mbi i” sa i përket raportit me Jozin pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania 4”. Në një intervistë për “Revista Who”, ajo tha se mes tyre ka përfunduar gjithçka.
“Ajo është një histori që ndodhi, të gjithë e gjithë e panë çfarë dhe si ndodhi”, u shpreh ajo.
Më tej shtoi: “Është një e shkuar së cilës nuk dua t’i rikthehem. Megjithatë, i uroj gjithë të mirat”.
Jozi, shënjestra e një sulmi me tritol?
Këngëtari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania 4”, Jozefin Marku, dyshohet të ketë qenë shënjestra e një shpërthimi në Kurbin.
Sipas mediave, lënda plasëse është vendosur në portën e jashtme të murit rrethues të banesës, ku dyshohet se ndodhej dhe këngëtari. Lënda plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe, Kurbin.
Kunja e Stresit?
Stresi (mbase) nuk e ka kaluar këtë rast pa një thumb ndaj Jozit lajmin se i kishin vendosur tritol në shtëpi. Në një foto të postuar në Instastory, Stresi shkroi: “Do korrni atë që do mbillni!” dhe nuk e dimë tani sa herë ndryshon mendje reperi…
Reagimi i Jozit
Në një video në Instastory, Jozi reagoi pas lajmeve, duke i mohuar ato:
"Rreth asaj që po flitet për mua, nuk është e vërtetë. Organet shtetërore kanë arritur në një deklaratë shumë të qartë se ku ka ndodhur dhe kujt."
Më pas, ai adresoi lajmet e rreme që disa portale kanë ndarë duke e njoftuar lajmin si fakt të kryer: "Portalet tona hamendësojnë. Unë ju detyrohem juve t'ju them që nuk ishte kjo e vërteta. Mali nuk tundet, pse fryn era," përmbylli ai si gjithmonë me një shprehje përmbledhëse.
Kelly flet për vështirësitë me shëndetin: “Kam kaluar paralizë faciale”
Këngëtari Florian Carkanji, njohur me emrin artistik Kelly, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore, pasi ka pësuar paralizë faciale.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjete sociale.
Kelly njoftoi se paraliza faciale i ka prekur gjysmën e fytyrës dhe qafën, si dhe kordat zanore, ndaj dhe i është dashur të shkëpusë koncertet dhe aktivitetet e tjera.
“Nuk është e lehtë të shohësh veten ndryshe, por me ndihmën e mjekëve, me besimin në Zot, me forcën që më jep familja dhe dashurinë që kam marrë nga shumë prej jush, shpresoj ta kaloj këtë sfidë,” shkruan ai.
Megjithatë, ai theksoi se po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, duke nënvizuar se falë kujdesit dhe dashurisë së familjes e fansave, shumë shpejt do t’i rikthehet edhe skenës. “Muzika mbetet forca ime dhe shumë shpejt do jem pranë jush, më i fortë dhe me më shumë energji se kurrë. Ju dua”, shkruan Kelly.
Fjoralba flet për rikthimin në ekran
Fjoralba Ponari i kërkoi ndjekësve të Instagramit që të bisedonin dhe ata kishin vetëm një pyetje: "Kur do kthehesh në ekran?"
Siç tha dhe Fjoralba, meqë prej ekranit e kemi njohur, na "detyrohet" një përgjigje.
Dhe përgjigjja ishte kjo: "Jo më larg se para dy ditësh më është dashur që të refuzoj ofertën e fundit për t'u kthyer në ekran. Përtej konsideratës që kanë producentët për mua, përtej dashurisë që kam në publik, dhe për këtë jam pafundësisht mirënjohëse, çështja është që unë kam arritur një pjekuri psiko-emocionale që nuk më lejon të jem në ekran thjesht për hatër të të qenit në ekran. Projektet që marr përsipër, të kenë një vlerë, të jenë një vlerë e shtuar në shoqëri."
Megjithatë, ajo nuk është se e eliminoi mundësinë e rikthimit në moderim: "Nuk them dot që në mënyrë kategorike e kam mbyllur rrugëtimin tim me televizionin, por nëse do kthehesha, do kthehesha me diçka që realisht ma mbush shpirtin."
Flavio Qarri kritikon ashpër Top Channel: "S'mund të bëhet Neda Balluku kryeredaktore"
Gazetari dhe moderatori Flavio Qarri ka shpërthyer ndaj Top Channel me një kritikë për ndryshimin e sezonit të ri në Për'Puthen. Ndër të tjera, dje u shpërnda lajmi se Neda Balluku do luajë këtë sezon të Për'Puthen rolin e kryeredaktores, vendim ky që sipas Flavio Qarrit është cenim ndaj punës së gazetarëve.
Mendimin e tij ai e shpjegoi më gjerë në rrjetet sociale:
"O Topi, mos ia fut me top. Më falni, po Balluku nuk mund të bëhet kryeredaktore. Nuk kam gjë me të serioziisht, por është cenim i gjtihçkaje për të cilën punon një gazetar gjithë karrierën dhe jetën e vet."
Qarri shprehu se sipas tij, Neda Balluku nuk ka kompetencat e duhura për të mbajtur rolin e ri që i kanë caktuar:
"Si mund të drejtojë një redaksi me njerëz të trajnuar për një punë dikush pa lidhje me atë punë. Unë nuk e ndjek “Për'Puthen” dhe nuk besoj se ka shumë vend për gazetari aty, por kam ndjekur punën e kryeredaktores që u zëvendësua dhe jam i tronditur."
"Nedën bëjeni jo opinioniste, po aksionere po të doni, por fjalën 'kryeredaktore' mos shkalloni ta deformoni," përfundoi ai kritikën e tij.
Parashqevi Simaku ka një mesazh për të birin, në ditëlindjen e saj
Parashqevi Simaku ka festuar 59-vjetorin e lindjes së saj, i cili, sipas fjalëve të këngëtares, duket se nuk ka qenë më i lumturi.
Në një status në Facebook-un e saj personal, Parashqevia shpreh se në këtë ditë, shpresat dhe mendimet e saj drejtohen vetëm ndaj të birit, Luke: "Sot, në datëlindjen time të 59-të, zemra ime ësht e mbushur me mall për ty. Çdo nënë kur zgjohet në mëngjesin e datëlindjes së saj ëndërron që fëmija ta përqafojë dhe t'i thotë 'Gëzuar datëlindjen nëna ime!'"
Mesazhi i dhimbshëm vazhdon me faktin se i biri i Parashqevisë me gjasë as që e di se kur mamaja feston datëlindjen:
"Sa shumë do të doja ta dëgjoja këtë nga ti... Por e di që ti as nuk e di kur është datëlindja ime dhe kjo më dhemb thellë."
Artistja vijoi më tej t'i shprehte dashurinë e pandryshuar të birit, e cila do të mbetet e tillë pavarësisht se të dy ende ndodhen larg njëri-tjetrit:
"Megjithatë, zemra ime rreh gjithmonë me ty, ashtu si atëherë kur ishe në barkun tim, edhe sot në çdo frymë të jetës sime. Edhe pse jemi larg, ti je gjithmonë ojesë e imja, drita dhe shpresa ime. Të dua pafund, Luke!"
Gjesti do të rikthehet në muzikë?
Gjesti, gjatë kësaj periudhe, rrëfeu se disa sfida me distributorin e mëparshëm e kanë mbajtur larg muzikës, duke u shprehur se derisa të zgjidhen konfliktet, për fat të keq, nuk do të ketë projekte muzikore. Megjithatë, me postimin e fundit në Instagram, tregoi se ndoshta do të rikthehet shpejt.
“Ende pa gjumë. Në minutin që mendoni se jam në gjumë, (do) e keni gabim. Thjesht ka mbetur edhe pak kohë, për t’ia lënë kohës. (Baterinë) plot e kam”, duke nënkuptuar (ndoshta) se po pret momentin e duhur për rikthim.
Konflikti që s’e prisnim! Ç’po ndodh mes Bleona Qerretit dhe Evi Kokalarit? o.O
Nëse ka një njeri që di gjithmonë mënyrën se si të trazojë ujërat, është gjithnjë Bleona Qerreti! Rishtazi, këngëtarja ka paditur Evi Kokalarin me arsyen se ka qenë viktimë e një fushate shpifjesh dhe manipulimesh, të cilat i kanë dëmtuar rëndë reputacionin dhe karrierën ndërkombëtare. Për padinë dhe reagimin e ashpër të Evit, mund të lexoni më tepër këtu.
Luana rikthehet me Krenarin?
Luana Vjollca festoi ditëlindjen dhe patjetër që (si shumë të tjerë) zgjodhëm t’i hidhnin një sy Instagramit të saj. Fillimisht, ajo postoi këtë mëngjes një video të një surprize mjaft të bukur: natyrë, pishinë dhe shuuuumë trëndafila, si dhe një shishe tequila, të cilin me shumë gjasa ia ka dhuruar Krenari. Pse e mendojmë këtë? Ja ku e ke, kliko dhe lexo.
Trëndafilat e Luanës, një debat kombëtar
Kjo datëlindje e Luana Vjollcës meriton të kthehet në festë kombëtare me gjithë vëmendjen që po merr. Siç mund ta keni parë, Luana u zgjua mëngjesin e 2 shtatorit me shtëpinë të zaptuar nga trëndafilat e kuq. Deri këtu, në rregull, ndodhej brenda shtëpisë së saj dhe trëndafilat nuk na prishën punë, por kur njerëzit panë se e gjithë shkalla ishte mbushur me trëndafila, u xhindosën!
Reagime (kliko për më tepër) të shumta në rrjet, komente dhe shumë kritika! S’e dimë a janë pastruar shkallët, dimë vetëm të themi që kjo ditëlindje u komentua më shumë nga populli sesa nga Luana.
Egli Tako i bashkohet ekranit
Pas eksperiencës në “Big Brother VIP Albania 4” Burime për Vip Magazine kanë konfirmuar se këtë sezon ajo do t’i bashkohet programit “E Diell” në Top Channel, duke bërë kështu daljen e parë në ekran që pas reality shoë-t.
Në story Egli ka shkruar "sezoni sapo filloi" dhe qartësisht nuk e ka fjalën për muzikën, por televizionin dhe median.
Milaim Zeka flet për raportin e tij (që s’ekziston) me Olta Gixharin
Milaim Zeka dhe Olta Gixhari, dy ish-opionistët e “BBVK” duket se nuk kanë asnjë raport me njëri-tjetrin, pavarësisht se kanë qenë për shumë puntata së bashku në studion e reality show-t. I ftuar në “RTV21”, Milaimi shpjegoi se ai dhe Olta nuk kanë komunikuar kurrë gjatë gjithë edicionit, madje as nuk janë përshëndetur.
“Me Oltën nuk kemi komunikuar, nuk kemi folur fare. Pas dy javësh nga nisja e edicionit, nuk jemi përshëndetur dhe nuk kemi biseduar kurrë”, u shpreh ai.
Ai shtoi se kurrë nuk kishte shkuar në dhomën ku qëndronin moderatorët dhe se Olta, në vned që të analizonte situatat brenda shtëpisë, merrej me komentet e tij, duke shtuar se ish-banorja e “BBVA” e ka cilësuar si “budalla”.
“Ajo nuk merrej me analizën e mysafirëve, por analizonte fjalët e mia. Madje një herë, live, kur unë po flisja, Olta ka thënë: ‘Filloi ky budallai të flasë’”, tha Milaimi.
Luizi dhe Kiara, në një film bashkë!
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito do të jenë pjesë e një filmi së bashku.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes një Instastory, ku ka zbuluar se shumë shpejt do të nisin xhirimet e një filmi, ku protagonistë do të jenë ai dhe Kiara. Po ashtu, ai theksoi se skenari tanimë është gati, duke premtuar se do shohim një version të tij si kurrë më parë.
“Shumë shpejt nisim xhirimet e filmit. Do të shihni një Luiz dhe një Kiara si kurrë më parë”, u shpreh ai.
Jona Spahiu, nënë për herë të dytë
Jona Spahiu ka dhënë lajmin e bukur se së fundmi ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë. Përmes një postimi në Instagram me një kolazh fotosh të ëmbla, moderatorja tregoi se është bërë nënë e një vajze, të cilën e kanë quajtur Freya.
"Raideni u bë vëlla i madh! Më 27.08.2025 lindi Freya dhe shtëpia jonë është mbushur plot me dashuri dhe me mirënjohje që po i përjetojmë këto ndjesi sërish," shkroi ajo nën postim.
Dedikimi i ëmbël i Ervin Salianjit për Grida Dumën
Ervin Salianji, i ftuar në “Top Story” përballë Grida Dumës, me të cilën përflitet se prej vitesh ka një marrëdhënie romantike, nuk e kurseu një shaka që për shumë njerëz mori tone romantike, ndërsa prezantohej nga moderatorja.
“Kam një kënaqësi super të veçantë që kam Ervin Salianjin në studio”, tha Grida, ndërsa Ervini ia priti:
“Mirëmbrëma! Kënaqësia ime, e përjetshme”, me sytë që i shkëlqenin dhe një buzëqeshje në fytyrë.
Grida qeshi dhe vijoi me prezantimin e të ftuarve të tjerë, por njerëzit u fiksuan pas këtij momenti dhe sigurisht, e komentuan shumë si një dashuri të lezetshme dhe romantike.
“BBVA 5”: Emrat që përfliten se do të jenë pjesë e garës
Thuhet se “Big Brother VIP Albania 5” ka rinisur përgatitjet dhe në fakt, ka gati edhe disa nga personazhet që përfliten se do t’i bashkohen garës për të fituar çmimin e madh.
Këtë radhë, kasti, siç po qarkullon nëpër medie të ndryshme, përbëhet nga më shumë të rinj, të cilët mund t’i japin dinamika interesante shtëpisë.
Kush thuhet se do të bëhet pjesë e “BBVA 5”?
Loré, këngëtare
Hilda Kërtalli, influencuese
Kleoniki Delijorgji, moderatore
Roerd Toçe, aktor
Kostana Morava, gazetare
Vitmar Basha, këngëtar
Rene Reffo, influencuese
Sigurisht, asgjë nuk është konfirmuar nga vetë produksioni, pasi si çdo vit, bëhet maksimumi që lista të jetë private dhe të vijë si surprizë për publikun.
Arbenita bën akuza shokuese ndaj Feros: “Më ka goditur gjatë kohës kur isha shtatzënë”
Arbenita Ismajli, përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka akuzuar ish-bashkëshortin, Feron, për përdorim të substancave narkotike, dhunë, mungesë përgjegjësie në lidhje me vajzën e tyre, Ninën, manipulim dhe tradhti.
Fillimisht, modelja ka publikuar postimet e Feros, i cili ka pretenduar se historia e tij nuk është treguar kurrë dhe se shumë fëmijë pretendojnë se janë rritur pa prezencën e babait, jo sepse ai nuk ka dashur, por sepse dikush nuk ka lejuar të tregohet versioni i tyre.
Në një postim të gjatë, Arbenita ka renditur gjithë sfidat që ka pasur me Feron dhe padrejtësitë që ai i ka bërë. Lexo këtu për më shumë.
Reagimi i Feros
Vetëm disa orë më parë Arbenita lëshoi një “lumë” akuzash ndaj ish-bashkëshortit të saj, duke nisur me pretendimet për dhunë fizike e psikologjike e deri te problemet që lidhen me kujdestarinë e vajzës së tyre.
Por, këto akuza nuk kanë kaluar pa një përgjigje nga vetë Fero, i cili reagoi përmes një shkrimi në Instastory.
Sipas tij, këto pretendime janë të rreme, ndërsa nuk kursen as fyerjet në drejtim të Arbenitës.
”3 vite më vonë tani zgjohesh me akuza të rreme? Kush të ka mësuar të shkruash? As të shkruash s’din, je analfabete”, - shkroi Fero.