
Loredana Brati ka vënë “pikat mbi i” sa i përket raportit me Jozin pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania 4”.
Në një intervistë për “Revista Who”, ajo tha se mes tyre ka përfunduar gjithçka.
“Ajo është një histori që ndodhi, të gjithë e gjithë e panë çfarë dhe si ndodhi”, u shpreh ajo.
Më tej shtoi:
“Është një e shkuar së cilës nuk dua t’i rikthehem. Megjithatë, i uroj gjithë të mirat”.
Nga ana tjetër, në një intervistë të dhënë më herët për “Top Albania Radio”, Jozi, po ashtu, theksoi se raporti me Lorin ka marrë fund.
“Ka marrë nje rrugë jo te mirë mendoj unë.
Po shoqërohet me njerëz me njerëz të padëshirueshëm. Bën gjeste aspak të mira dhe të hijshme. Le të bëjnë çfarë të duan fundja. Secili ka jetën e vet thjesht janë disa gjëra që më duken shumë të vogla. Ata mendojnë sikur çfarë po bëjnë, por ne i lëmë të bëjnë çfarë të duan,” tha Jozi në intervistë.
View this post on Instagram
Dyshja u njohën në “BBVA 4”, ku shpesh kishin dhe zënka, teksa jashtë duket se marrëdhënia mes tyre nuk ka funksionuar.