
Këngëtari Florian Carkanji, njohur me emrin artistik Kelly, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore, pasi ka pësuar paralizë faciale. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjete sociale.
Kelly njoftoi se paraliza faciale i ka prekur gjysmën e fytyrës dhe qafën, si dhe kordat zanore, ndaj dhe i është dashur të shkëpusë koncertet dhe aktivitetet e tjera.
“Nuk është e lehtë të shohësh veten ndryshe, por me ndihmën e mjekëve, me besimin në Zot, me forcën që më jep familja dhe dashurinë që kam marrë nga shumë prej jush, shpresoj ta kaloj këtë sfidë,” shkruan ai.
Megjithatë, ai theksoi se po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, duke nënvizuar se falë kujdesit dhe dashurisë së familjes e fansave, shumë shpejt do t’i rikthehet edhe skenës.
“Muzika mbetet forca ime dhe shumë shpejt do jem pranë jush, më i fortë dhe me më shumë energji se kurrë. Ju dua”, shkruan Kelly.