
Aktorja dhe moderatorja Delinda Disha, përmes një postimi në Instastory, bëri me dije se nuk do të jetë më pjesë e emisionit investigativ “Xhadat” në televizionin MCN TV. Në postim, ajo bëri me dije se nuk është paguar dhe se kolegët e saj nuk kanë marrë rrogën që prej prillit.
“Miq, ndjekës, dua t’ju lajmëroj se nuk do jem më pjesë e MCN TV tek emisioni investigativ “Xhadat” si moderatore. Arsyeja e largimit: Pse kërkoja rrogën time, ndërkohë që tashmë ish-kolegët e mi nuk kanë marrë rrogën që në muajin prill”.
Më tej, ajo publikoi edhe foton e një punonjëseje, të cilën e akuzoi se nuk paguan punonjësit, duke shtuar se është turp që në vitin 2025, është turp të mbash peng punonjësit dhe t’i lësh me muaj të tërë pa paguar.
(Për arsye privatësie, Anabel ka zgjedhur të mos e përfshijë foton e personit në fjalë në artikull).