
Loredana Brati, në një intervistë përmes telefonit në “She’s On Air” ka folur për përvojën e saj si moderatore në emisionin “Goca dhe Gra”, duke rrëfyer me sinqeritet se ka qenë një eksperiencë e vështirë, për shkak se në panel janë 5 goca dhe gra të tjera.
“Normalisht që në një panel në të cilin jemi pesë goca dhe gra, 5 zemra, është e vështirë që ti të gjesh atë hapësirën tënde televizive dhe kjo më mungonte. Normalisht që ato kishin dhe më shumë eksperiencë dhe ishin profesioniste në atë që bënin, ndërsa për mua ishte eksperienca ime e parë në televizion, në atë lloj mënyre si gazetare, le të themi”, u shpreh Loredana.
Më tej, shtoi:
“E kam ndjerë veten pak një hap mbrapa, por besoj se jam tepër e justifikuar. Ishte edhe pjesa që sa kisha dalë nga “BBVA” dhe ndihesha vërtet si në shënjestër”.
Ajo foli edhe për periudhën pas “BBVA”, duke theksuar se do pak kohë të marrësh veten:
“Pjesa pas “BBVA” mund të duket si shaka, por që të duhet njëfarë periudhe që ta marrësh veten. Besoj se kam dalë mirë, mund të bëja më mirë, sigurisht, por në disa gjëra duhet eksperiencë. Jam duke punuar shumë dhe po kërkoj të jap më të mirën në televizion”, përfundoi ajo.
View this post on Instagram
Loredana u bë pjesë e “Goca dhe Gra”, në një panel të përbërë nga Egla Ceno, Rudina Dembacaj, Kleoniki Delijorgji dhe Gerta Gixhari. Ato intervistojnë të ftuarit në studio, si dhe ndajnë mendime dhe reflektime mbi çështje të ndryshme.