
Modelja dhe influencuesja shqiptare, Jori Delli, ka rrëfyer për ndjekësit e saj në Instagram një përjetim të vështirë që i është dashur të kalojë së fundmi.
Ajo ka treguar se i ati ka pësuar infarkt gjatë qëndrimit për disa ditë në Shqipëri.
“Babai im u sëmur shumë rëndë dhe pësoi një infarkt.
Fatmirësisht, vëllai im ishte pranë tij dhe arriti ta çonte në kohë në spital”, shkroi ajo.
Po ashtu, ajo ka ndarë me ndjekësit edhe shqetësimin lidhur me trajtimin, sipas saj jo të duhur, që iu bë të atit në spitalin e Vlorës.
Nga ana tjetër, ajo theksoi se fatmirësisht babai i saj mori ndihmën e nevojshme në QSUT, duke i shpëtuar jetën.
“Kam vetëm fjalë mirënjohjeje për stafin, infermierët dhe mjekët e QSUT. Falë tyre, babai im sot është gjallë”, theksoi Delli.
Në fund, ajo bëri thirrje për investim në sektorin e shëndetësisë në vend.