

















Ruby Spark, një designer japoneze, ka dizenjuar një seri shishesh parfumi e frymëzuar nga të këqinjt e filmave Disney!
Edhe pse zakonisht, në qendër të vëmendjes janë princeshat dhe heronjtë e Disney, nuk ngelen mbrapa edhe personazhet negative. Së shpejti do të dali nëpër sallat e kinemave, filmi i shumëpritur Maleficent, që tregon historinë e shtrigës, (dmth shtriga e keqe tek filmi Bukuroshja e fjetur), për të kuptuar se shpesh edhe ata që njihen si "villains" kanë pse-të e tyre.
Ruby Spark - për të cilën nuk dihet shumë – pa diçka të bukur që fshihej pas çdo personazhi negativ dhe nga kjo mori frymëzimin për të dizenjuar shishe parfumi (19 me saktësi): "Ka diçka të veçantë tek secili prej tyre, kur i shikon ata, kanë një mister joshës që princeshat thjesht nuk e kanë", thotë Ruby.
Ne jemi dakord me të, veçanërisht se duke parë rezultatet, është e qartë se ata kanë hijeshinë e tyre. Tani i ngelet vetëm të presi që dikush ta kontaktoj vërtetë për ti dizenjuar këto shishe dhe nëse në vitet e ardhshme, do ti shohim në raftet e Parfumerive.