News

Neo-nazistë dhe racistë: Marshimi i frikshëm që i shokoi të gjithë

Neo-nazistë dhe racistë: Marshimi i frikshëm që i shokoi

Të premten mbrëma, në Charlotteville Virginia, qindra njerëz nisën marshimin nga Universiteti i Virginia-s me pishtarë në duar, duke bërtitur slogane si “jetët e të bardhëve kanë rëndësi,” “gjak dhe tokë” dhe "hebrejtë nuk do të na zëvendësojnë. Fraza e parë është një përdredhje raciste e një fraze për të drejtat e komunitetit afrikano –amerikan, ndërsa e dyta një slogan i vjetër nazist, që nënkupton gjak të pastër dhe trashëgimi të tokës. E treta, një shprehje anti-semitike.

Protestuesit supremacistë të së djathtës u përfshinë në përleshje të dhunshme me demonstruesit anti-racistë dhe anti-fashistë. Marshimi kishte qëllim fillestar protestimin e zhvendosjes së statujës së gjeneralit Robert E. Lee dhe është quajtur një prej marshimeve më të mëdha supremaciste të kohëve të fundit.

Neo-nazistë dhe racistë: Marshimi i frikshëm që i shokoi

Kulmi i përleshjeve arriti në momentin që një 20-vjeçar përplasi me makinë trumën përpara tij duke lënë të vdekur një grua 32-vjeçare. 35 njerëz të tjerë pësuan plagë të lehta dhe 19 u dërguan në spitalet e zonës.

Figurat politike të vendit janë shprehur të neveritur nga veprimet dhe ideologjitë e marshuesve. Gurvernatori i Virginia-s tha se: “Është e drejta e çdo amerikani të shprehë ideologjitë e tij. Por është gjithashtu e drejta e çdo amerikani të mos u kushtojë më shumë vëmendje se ç’duhet këtyre ideologjive.”

Neo-nazistë dhe racistë: Marshimi i frikshëm që i shokoi

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe kryebashkiaku i Charlotteville: “Nën amendamentin e parë të gjithë kanë të drejtën të shprehin paqësisht mendimet e tyre, dhe si rrjedhim ja ç’mendoj unë: Jam i neveritur dhe i pështirosur nga veprimet intimiduese në një kampus universiteti.”

Burime: Al Jazeera & Bustle

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb