Health

Ndiheni si tullumbace gjatë verës? Ç’të hani që të mos keni fryrje barku

Ndiheni si tullumbace gjatë verës? Ç’të hani që
Foto: @beesolive/Pinterest

Ok, vera është super për shumë gjëra - pushime, lëkura që merr ngjyrë, foto me lule në kokë, por jo edhe aq për ndjesinë e barkut të fryrë që të bën të mos duash të veshësh asgjë përveç një bluzeje të gjerë. Po pse ndodh kjo?

Shpesh, përzierjet që bëjmë me ushqime, temperaturat e larta dhe sasia e ujit që pimë (ose e sasisë që s’pimë) ndikojnë direkt në tretje. Për të shmangur këtë fryrjen e bezdisshme, mjafton t’i shtoni këto ushqime të thjeshta në ditën verore:

Shalqi - mbret i stinës dhe mik i mirë i barkut! Ka shumë ujë, ndihmon në pastrimin e organizmit dhe është i shijshëm si dreqi.

Domatet - jo vetëm për sallatë! Domatet janë të pasura me kalium, që ndihmon në reduktimin e mbajtjes së ujit në trup. Pra, më pak fryrje, më shumë rehati.

Ndiheni si tullumbace gjatë verës? Ç’të hani që

Jeshillëqe sa të duash - spinaqi, rukola, sallata jeshile etj., merr çfarë të duash dhe organizmi do të të falënderojë. Të lehta për tretje dhe plot fibra = bark i qetë.

Kivi - ky frut i vogël është super për tretje dhe s’ka nevojë për shumë reklamë. Një kivi në mëngjes dhe do ndihesh më mirë gjatë ditës.

Kastravecat - shumë ujë, shumë freski.

Frutat e pyllit - boronica, mjedra, manaferrat janë shumë të shijshme, me pak sheqer natyral dhe me fibra që ndihmojnë në tretje. Plus, duken bukur në çdo pjatë. Estetikë + shëndet.

Ndiheni si tullumbace gjatë verës? Ç’të hani që

Avokado - e pasur me yndyrna të mira dhe kalium, avokadoja përmirëson tretjen dhe ju mban të ngopur pa ju fryrë barkun.

Bonus: Pini ujë rregullisht (me masë), shmangni pijet me gaz dhe përpiquni të hani më ngadalë. Ndoshta tingëllon si këshillë nga mami, por funksionon!

REELS

Sa e mila.

Art dhe dashuri 🤍

Kështu dua të vishem në dasmat e fisit që të mos i flas askujt

Një video që u bë virale së fundmi preku miliona njerëz në mbarë botën, duke kapur një gjest të thjeshtë, por thellësisht domethënës mirësie. Në Shtetet e Bashkuara, mbrëmja e maturës (“prom”) shihet si një moment i rëndësishëm – një festë plot shkëlqim që shënon fundin e shkollës së mesme, me veshje elegante, shoqërues dhe pritshmëri të larta shoqërore. Por për disa nxënës, sidomos ata që ndihen ndryshe apo të lënë mënjanë, ajo natë mund të mbajë edhe një ndjesi vetmie. Kjo ndryshoi kur kapiteni i ekipit të futbollit të shkollës mori vesh se një nga shoqet e klasës së tij do të shkonte vetëm në mbrëmjen e maturës. Pa u menduar dy herë, ai e ftoi të ishte partnerja e tij. Reagimi i saj ishte shumë emocionues. Momenti, i ndarë në një video të postuar nga Jason Kennedy, u përhap me shpejtësi në internet, duke mbledhur miliona shikime dhe mijëra komente që vlerësonin këtë akt.

Hë se thoni se vajzat duan më shumë baballarët 🤨

A keni dëgjuar për Biologique Recherche? Ofron trajtime të personalizuara që rikthejnë ekuilibrin natyral të lëkurës përmes formulave me përqendrim të lartë aktivësh. Bëni një xhiro nga @skiniqclinique dhe provojeni.

@iqos_al Teknologji dhe inovacion në ÇDO dizajn! 😍

Sa të mil 😩

gatuan shpesh dhe shkëlqyeshëm?!!!

Eventi i Lush mblodhi bashkë gocat për të zbuluar mikrobiomën e lëkurës dhe për të krijuar maska të personalizuara, në moment. 🌿✨ Formula unike, ashtu si lëkura jote. 🌸

Feeling like a balloon during the summer? What to eat to avoid bloating

Ndiheni si tullumbace gjatë verës? Ç’të hani që
Photo: @beesolive/Pinterest

Okay, summer is great for a lot of things - vacations, tanned skin, flower headshots, but not so much for the bloated feeling in your belly that makes you want to wear nothing but a baggy T-shirt. But why does this happen?

Often, the mixtures we make with food, high temperatures, and the amount of water we drink (or don't drink) directly affect digestion. To avoid this annoying bloating, just add these simple foods to your summer day:

Watermelon - the king of the season and a good friend to the stomach! It has a lot of water, helps cleanse the body and is delicious as hell.

Tomatoes - not just for salads! Tomatoes are rich in potassium, which helps reduce water retention in the body. So, less bloating, more comfort.

Ndiheni si tullumbace gjatë verës? Ç’të hani që

Greens as much as you want - spinach, arugula, green salad, etc., take whatever you want and your body will thank you. Easy to digest and full of fiber = a calm stomach.

Kiwi - this little fruit is great for digestion and doesn't need much advertising. A kiwi in the morning and you'll feel better throughout the day.

Cucumbers - lots of water, lots of freshness.

Forest fruits - blueberries, raspberries, blackberries are very tasty, low in natural sugar and full of fiber that helps with digestion. Plus, they look beautiful on any plate. Aesthetics + health.

Ndiheni si tullumbace gjatë verës? Ç’të hani që

Avocado - rich in good fats and potassium, avocado improves digestion and keeps you full without bloating.

Bonus: Drink water regularly (in moderation), avoid carbonated drinks, and try to eat more slowly. It may sound like advice from your mom, but it works!