News

Motra e Julia Roberts vetvrasje me qëllim për të dëmtuar imazhin e aktores për çmim Oscar?!

Motra e aktores së famshme (me një baba tjetër), është vetvrarë pasi la shënimin që përmbante sekrete të errëta rreth Julia Roberts të cila ajo dëshironte ti bënte publike, thotë Conner Dilbeck (vëllai i të fejuarit të Nancy-t) në një intervistë ekskluzive për MailOnline.

Nancy Motes 37-vjeç u gjet e vdekur ne apartamentin e saj nga i fejuari John Dilbeck ditën e diel, në të njëjtën ditë kur Julia duhet të ishte në drekën e të nominuarëve për çmimet Oscar. Duhet kujtuar se Julia Roberts është nominuar për Oscar në kategorinë “Aktorja më e mirë joprotagoniste” për rolin e saj në filmin August: Osage County.

Megjithatë, RadarOnline ka raportuar se 37-vjeçarja prej kohësh ka qënë duke luftuar varësinë ndaj drogës dhe Julia ishte përpjekur ta shpëtonte atë duke i kërkuar të shkonte për rehabilitim.

 “Julia u përpoq më kot tërë këto vite, madje edhe në gjashtë muajt e fundit, për ta çuar Nancy-n në rehabilitim”, tha një burim i afërt i Julia Roberts për RadarOnline. “Nancy e refuzoi ofertën dhe madje filloj të fliste keq për Julia-n publikisht”.  Kjo e lëndoi aktoren por ajo e dinte se motra e saj ishte e varur ndaj drogës”.

Marrëdhënia mes motrave u bë edhe më e ftohtë kur Nancy ‘hodhi baltë’ mbi aktoren në gazetën britanike The Sun gushtin e shkuar, e më pas dha një intervistë denigruese për New York Daily News. Sipas Page Six, ylli i Hollivudit ishte e tronditur nga rrëfimet e turpshme dhe pyeste veten nëse motra e saj e ngelur pa para e kishte tradhëtuar atë duke shitur detaje për tabloidet. Nuk dihet ende nëse Nancy ishte paguar nga The Sun për intervistën.

Një mik dhe fqinj i viktimës John Fraschetti që e njihte familjen e tyre prej kohësh tha se vdekja e Nancy Motes nuk ishte e llojit të Philip Seymour Hoffman, por një vetvrasje e planifikuar. Ai u shpreh se Nancy kishte problemet e saj si të gjithë, por problemet me drogën i kishte kaluar. Ajo ka vuajtur shume nga indiferenca e motrës dhe mamasë së saj që herët. “Ato nuk donin t’ja dinin nëse Nancy ishte gjallë apo jo. Ato e kishin braktisur atë. Ajo thjesht nuk mundi të duronte më” – shtoi ai. “ Mamaja dhe Julia Roberts i kanë lot krokodili këto. Ato thjesht kanë marr kontrollin e kësaj situate, por ato kurrë nuk donin t’ja dini për të kur ajo ishte ende gjallë”.

Megjithatë, ndër të tjera Conner tha për MailOnline se Julia Roberts kishte shkaktuar një mizori të pastër te motra e saj dhe letra e lënë nga Nancy ishte një përpjekje e dëshpëruar e kësaj të fundit për të treguar trajtimin që i është bërë nga aktorja. Conner Dilbeck pohoi se letra që ajo ka lënë është 8 faqe e gjatë dhe Julia Roberts thuhet se është ‘e tmerruar’ nëse kjo letër bëhet publike.

Në muajt para vdekjes Nancy vuri në shenjestër motrën e saj në Twitter dhe shkrimet e saj duket se i japin peshë pretendimit se ajo po komplomentonte për të lënduar karrierën e aktores. Përpos kësaj më herët Nancy ka pohuar se Julia gjithmone e ka tallur atë për peshën e saj dhe për këtë arsye i është dashur të bëj edhe një bypass në stomak në 2012
Vdekjes së Nancy-t nuk i është dhënë ende një përgjigje zyrtare (nëse ishte vetvrasje apo mbidozë droge) duke qënë se raporti i toksikologjisë nuk është përfunduar ende, por familja deklaroi se ajo ndërroi jetë nga “ nje mbidozë droge”.


Burimi: DailyMail

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb