Në vazhdimësi të fushatave të mëparshme për Shop Style, Clear Scalp & Hair, Swarovski, 30-vjeçarja do të shkëlqejë nën emrin e H&M këtë pranverë. Ky angazhim i ri i modeles australiane përkon me mbërritjen e H&M-së në Australi. Megjithatë fotot nga fushata e re nuk do të zbulohen përpara muajit mars, dhe e vetmja gjë publike për momentin janë dy fotot e postuara nga vetë H&M në Intagram dhe Twitter.
Ish modelja e Victoria Secret pason kështu një tjeter supermodele Gisele Bundchen si imazh i H&M, pasi u zëvëndësua nga Daria Werbowy në fushatën më të fundit për Mango-n. Sigurisht duket se jeta e Miranda Kerr është përmirësuar që pas ndarjes nga Orlando Bloom në nëntorin e shkuar. Mamaja e vogëlushit Flynn u rendit në vendin e dytë në listën e modeleve më të paguara të vitit 2013 sipas klasifikimit të revistës Forbes.
Burimi: DailyMail
