










Pas dy vitesh fejese dhe një mijë thashetheme më në fund konfirmohet: Mila Kunis është shtatzënë. Për më tepër, shenjat ishin të gjitha, në fund të shkurtit Ashton Kutcher i dhuroi asaj një unazë të bukur fejese dhe të gjitha revistat flisnin për datën e dasmës. Tani nëpërmjet "E! Online" dhe "People" zyrtarizojnë shtatzëninë dhe bëjnë të ditur se janë "shumë, shumë të lumtur". Po dasma?
Mila dhe Ashton filluan të frekuentoheshin në prill të 2012, pas përfundimit të martesës se Ashton Kutcher me Demi Moore. Dashuria shpërtheu gjatë xhirimeve të "That '70s Show" dhe që atëherë ata kanë qenë gjithnjë bashkë. Tridhjetë e gjashtë vjeç ai, ajo 30, për çiftin erdhi momenti për ti marrë gjërat seriozisht, sidomos pas divorcit të Kutcher. Një fëmijë është një fillim shumë i mirë.
Burimi: TGCom