Martesa me Meghan Markle mund të jetë një nga ditët më të rëndësishme për princin Harry, por gjyshja e tij nuk do të jetë pjesë e ceremonisë. Sipas Life & Style, dyshja do lidhë kurorë në Karaibe pak përpara Krishtlindjeve.
“Shumë prej miqve të Harryt- kanë shtëpi dhe ishuj në Karaibe, gjë që e bën destinacionin ideal,” tregon një burim i brendshëm. “Ata janë të vendosur ta bëjnë dasmën sa më romantike dhe intime të jetë e mundur. Dasma do të jetë e vogël dhe privare. Vetëm pjesëtarë shumë të afërt të familjes do të jenë të pranishëm.”
Sidoqoftë monarkja britanike nuk do të jetë aty, ndonëse Harry i ka kërkuar leje paraprakisht për t’u martuar me aktoren amerikane dhe 91-vjeçarja është e lumtur që nipi i saj i preferuar ka gjetur dashurinë e vërtetë, por meqenëse është edhe kreu u kishës së Anglisë, nuk mund të lidhë martesën e dikujt që ka qenë e divrocuar më parë.
Meghan, 35, ka qenë për dy vite e martuar me Trevor Engelson. Ashtu siç nuk u bë pjesë e dasmës së djalit të saj, princit Charles me Camilla-n në 2005-ën, mbretëresha nuk do të bëjë asnjë përjashtim për nipin. Megjithatë mbretëresha Elizabeth pritet të jetë e pranishme në ceremoninë e pritjes.
Burimi: Closer Weekly