Për herë të parë në Shqipëri është kryer martesa e parë mes dy personave të të njëjtës gjini.
Ceremonia është mbajtur në ambjentet e Ambasadës Britanike në Tiranë në rezidencën e ambasadorit Nicholas Cannon.
Çifti i martuar janë Donald Holder dhe Michael Keane të cilët zgjodhën pikërisht vendin tonë për ditën e tyre të veçantë. Duke qënë qytetarë britanikë atyre nuk i lejohet një martesë e tillë sipas ligjit, përsa kohë ata ndodhen në ambjentet e përfaqësisë diplomatike britanike.
Përpara shtetit tonë ata njihen si të martuar.
Burimi: Gazeta Tema