Ndonëse kanë lindur me një vit diferencë, këngëtarja Ronela Hajati dhe moderatorja e Top Channel Luana Vjollca kanë të njëjtën datë lindjeje, (2 shtator). Secila prej tyre zgjodhi të festojë me mënyren e vet.
LUANA ZGJEDH TË VIZITOJË SHTËPINË E FËMIJËS ZYBER HALLULLI
Sigurisht që ditëlindja nuk kishte si të niste ndryshe per Luanën. Kurrsesi nuk mund t'i mungonte një buqetë e madhe me lule në orën 00:00, bukuroshes së fiksuar pas tyre, e cila i merr thuajse çdo ditë, edhe pa ndonjë arsye të veçantë. Por nëse prisni të shihni Luanën të fotografohet duke kërcyer në ndonjë club apo duke shijuar ndonjë darkë me miqtë, nuk ka ndodhur kështu.
Luana i habiti fansat kur postoi një foto në Instagram, përmes së cilës i tregonte atyre se në fakt ditëlindjen, ose më mirë disa orë kishte zgjedhur t'i kalonte në Shtëpinë e Fëmijës Zyber Hallulli në Tiranë. "Unë zgjodha të fesojë kështu Ditëlindjen time. Nuk jam e mirë me fjalë të shpjegojë të shpjegojë ndjesinë që më lanë...por doha t'ju thoha të shkoni t'i vizitoni këta fëmijë me aq mundësi sa keni. Mua më mbushën me dashuri!- shkroi Luana nën foto.
RONELA DITËLINDJE TË QETË MES MIQSH
Ndonëse këtë vit ka mbushur 25vjeç Ronela nuk ka zgjedhur të 'çmendet' siç bën shpresh në skenë aoo videoklipe. Këngëtarja ka preferuar të kalojë një ditëlindje të qetë mes mikeshave të saj, ne një nga lokalet e Tiranës, duke evituar muzikën e lartë të clubeve e duke e zëvëndësuar me një darkë të qetë.
Nga fotot që Ronela ka postuar në Instagram bie në sy prezenca e këngëtareve Zaimina Vasjari dhe Rezarta Shkurta, mikesha të hershme të saj dhe nuk kishte si të mungonte Samanta Karavella. Artistet e reja në moshë janë bërë të pandara e prej disa kohësh shihen gjithmonë dhe kudo në shoqërinë e njëra-tjetrës, madje edhe fundjavat në jug preferonin t'i kalonin bashkë. Ronela ka realizuar edhe tekstin e këngës së fundit të Samantës në bashkëpunim me Onat "Ti se din se".
#showbiz