Më pak se tre muaj pas fejsesës, Leighton Meester dhe Adam Brody (të njohur ndryshe dhe si Seth Cohen and Blair Waldorf nga seriali Gossip Girl) janë martuar në një ceremoni të fshehtë në fundjavë.
Asnjëri prej aktorëve nuk e ka komentuar publikisht marrëdhënien e tyre, por vitin e shkuar, janë parë bashkë në Hollywood, në shumë raste. Ata janë lidhur bashkë që në shkurt të 2013 dhe në nëntor u fejuan. Do të luajnë bashkë edhe në komedinë Life Partners, që del së afërmi në kinema.
Kjo është martesa e parë për të dy. Meester ka qënë më parë e lidhur me Aaron Himelstein, ndërsa Brody me regjisoren Lorene Scafaria dhe kolegen e O.C Rachel Bilson.
Burimi: US Magazine