News

Kush është ylli i telenovelave që çmendi El Chapo-n?

Që kur El Chapo u kap përsëri, një mijë e një pyetje kanë lindur rreth bashkëpunëtorëve të tij. Sepse, në këtë mes, janë përfshirë emra të njohur, si Sean Penn, apo aktorja meksikane Kate Del Castillo.

Shkrimi i The Rolling Stone, ku u bënë publike provat që tregonin se Sean Penn kishte udhëtuar për në Meksikë për të takuar El Chapo-n Guzman, ka bërë të ditura shumë detaje mbi këtë ‘mafioz narcizist’ i cili po planifikonte realizimin e një seriali ku do të tregoheshin peripecitë e arratisjes së tij (lexo këtu). E mesa duket, ky takim nuk do të kishte qenë i mundur pa ndihmën e aktores Del Castillo.

‘Ai dëshironte shumë t’a shihte jetën e tij të ekranizuar në një film, por rrëfimet e tij ia besonte vetëm Kate-it’, shkruan Sean Penn në revistë. E nuk mund të kishte gjetur dikë më të përshtatshëm; Kate Del Castillo e nisi karrierën e saj me një film me titull ‘Arratia e fundit’.

Kate Del Castillo është një aktore shumë e famshme në Meksikë, për seriale si ‘La Reina Del Sur’ (Mbretëresha e Jugut, foto 3), CSI Miami apo së fundmi ‘Jane The Virgin’ në Fox Tv. Ajo është emëruar Ambasadore e Meksikës për të Drejtat e Njeriut në vitin 2012, si edhe ka qenë veprimtare e PETA-s, shoqatës botërore për mbrojtjen e kafshëve.

Marrëdhënia mes saj dhe El Chapo-s duket të ketë nisur në fillim të 2012-ës, kur ajo e përmendi atë për herë të parë në një postim në Tëitter. Ajo shkroi se për të, më mirë ishte t’i bësoje El Chapo-s sesa qeverisë së korruptuar të Meksikës. ‘La Reina del Sur’ ishte një telenovelë që fliste për bosen e kartelit jugor të drogës.

Pas këtij postimi, ajo u telefonua nga një prej avokatëve të El Chapo-s. Sipas Sean Penn, ai dëshironte t’i dërgonte asaj lule, e ajo i dërgoi adresën e vet. Kur ai u rikap në vitin 2014, marrëdhënia e tyre u bë akoma më e afërt, teksa ekzistonte një letërkëmbim i vazhdueshëm mes të 2-ve. Gjatë kësaj kohe, El Chapo së bashku me Del Castillo-n nisën të planifikonin realizimin e një seriali mbi historinë e tij, ndonëse avokatët e tij kishin marrë oferta të panumërta nga Hollivudi.

Gjatë një vizite në Los Angeles, aktorja takoi Sean Penn-in për të diskutuar me të idenë e një filmi mbi El Chapo-n. Sidoqoftë, ata ranë dakord se kjo do të ishte diçka tepër e vështirë, dhe vendosën që në vend të kësaj, t’a botonin historinë në një revistë. E, ndonëse ajo ishte një ndërmjetëse e El Chapo-s, mes Sean Penn dhe saj u krijua një marrëdhënie shumë e afërt (foto 2). Kështu, ajo ndërhyri tek El Chapo që Sean Penn të kishte mundësinë t’a takonte atë nga afër, me pretekstin për të shkruar artikullin rrëfimtar në revistë.

Por tani, raportohet nëpër media se ka qenë pikërisht Penn ai që e ndihmoi policinë të gjente vendndodhjen e El Chapo-s. Kate, nga ana e saj, nuk ka dhënë asnjë deklaratë lidhur me çështjen.

Burimi: DailyMail; Përshtati: Genta Hodo

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb