Kim shfaqet në kopertinën e muajit prill të revistës Vogue së bashku me të dashurin e saj Kanye West.
Thuhet se Kim ka dashur në mënyrë të dëshpëruar të jetë në kopertinën e një prej revistave më të lexuara në botë siç është Vogue dhe duket se i'a ka dalë mbanë. Një ndër vajzat më të përfolurat të lajmeve gossip ka zgjedhur të vesh një fustan të bardhë që mban firmën e Lanvin e si aksesorë i dallohet unaza 15 karatëshe e disenjuar nga Lorraine SchWartz, ndërsa reperi West shfaqet i veshur me një kostum të zi.
Lidhur me këtë kopertinë nga njëra ana Kim dhe familja e saj shprehen mjaft të lumtura madje vetë Kim ka shkruar "Kjo është një ëndërr e bërë realitet" ndërsa komentues dhe fansa të revistës janë shprehur kundër çiftit në kopertinën e Vogue-t.
Më herët këtë vit Kanye West është parë shpesh në shoqërinë e Anna Wintour dhe zërat thonin se ai po i kërkonte kësaj të fundit të vendoste në kopertinën e Vogue të fejuarën e tij Kardashian. Megjithatë Wintour menjëherë pas shpërthimit të komenteve ka thënë se në fakt vendimi ka qënë i saj dhe absolutisht reperi nuk i është lutur asaj për këtë gjë.
Burimi: DailyMail