Lajmi për martesën e një prej çifteve më të përfolur të showbiznesit bëhet i ditur nga Us Weekly. Ceremonia e 33 vjeçares me këngëtarin 39 vjeçar do të vijë 7 muaj pas propozimit të këtij të fundit në San Francisco, me një unazë diamanti 15 karatëshe.
Madje thuhet se edhe zgjedhja e datës nuk ka qënë e rastësishme. Sipas astronomëve në 24 maj parashikohet që një kometë të shpërthejë rreth atmosferës së Tokës dhe do të krijojë një shfaqje brilante të meteorëve duke ndriçuar qiellin.
Franca është një destinacion jo pak familjar për çiftin duke qënë se ata kanë kaluar shumë kohë atje në vitet e shkuara.
Për Kim kjo do të jetë martesa e dytë, pas asaj të bujshmes me basketbollistin Kris Humphries në 2011-tën, martesë e cila zgjati vetëm 72 ditë. Ceremonia ka qënë në qëndër të vëmëndjes për lajmet rozë të asaj kohe.
Një burim për Life&Style tha "Kanye është i fiksuar të bëj surpriza, siç bëri edhe me propozimin e fejesës për Kim në një stadium bejsbolli". Lidhur me praninë e vajzës së tyre North thuhet se ajo do të ketë rolin më të rendësishëm në ceremoni
dhe çdo gjë do të jetë e kuruar në detaje, që nga ftesat e deri te torta. Eventi do të shfaqet edhe për publikun ndaj mediat kanë nisur të mendojnë për faturën e tij.
Burimi: DailyMail