Festivali i Kanës po përballet me probleme për shkak se disa femrave iu ndalua pjesëmarrja pasi nuk kishin veshur taka.
Screen Daily ka raportuar se disa gra të veshura me këpucë të sheshta të shndërritshme nuk u lejuan në shfaqjen e filmit “Carol” edhe pasi shpjeguan se për shkak të problemeve shëndetësore, nuk mund të vishnin këpucë me taka. Festivali ka një kod veshjeje ku meshkujt duhet të vishen me kostum e këpucë ndërsa rregullat për femrat janë edhe më të rrepta.
Të shumtë kanë qenë ata që e kanë quajtur këtë rregull si diskriminues dhe aktorja Emily Blunt e ka quajtur një gjë të tillë tepër zhgënjyese, duke thënë se të gjitha femrat duhet të veshin këpucë të sheshta.
Burimi: Time