
Jessica Alba u shpreh sinqerisht për përvojën e saj “tmerrësisht të keqe” gjatë realizimit të një skene nudo në filmin e vitit 2005, "Fantastic Four". Aktorja foli për procesin “poshtërues” të zhveshjes për rolin e Sue Storm duke treguar se zhveshja totale për ekranin e madh ishte një eksperiencë shumë stresuese dhe e vështirë për të. Personazhi, i njohur si Invisible Woman në universin Marvel, shfaqet e zhveshur mbi një urë, skenë që Alba-n e “tmerronte” për ta realizuar.

Ajo shtoi se edukimi konservator në familje dhe natyra e saj modeste e bënë zhveshjen edhe më të vështirë:
“Isha e frikësuar për atë skenë për javë me rradhë. Kam shumë shqetësime nga ato ditë.”

Megjithatë, Alba theksoi se ka kujtime pozitive nga roli i Sue, një grua më e pavarur se shumica e personazheve femra të asaj kohe.
“Shpesh, gratë në këto histori duhet të shpëtohen nga një burrë ose nga kundërshtari,” shpjegoi ajo.


Duke e quajtur personazhin e saj “një grua për të cilën kishte respekt,” Alba shtoi:
“Ishte shumë e kujdesshme dhe e sjellshme, por gjithashtu nuk linte që të tjerët ta kontrollonin; thoshte atë që mendonte. Kishte një busull të shkëlqyer morale.”

Sot, Alba punon edhe pas kamerave, duke shfrytëzuar aftësitë e saj si producente në kompaninë e saj dy-vjeçare, Lady Metalmark Entertainment. Ajo ka treguar se synon të sjellë më shumë diversitet në mënyrën se si tregohen historitë në ekran, duke shtuar:
“Kur ka shumë burra të bardhë në krye, ata ndihen më komodë të tregojnë histori përmes syve të tyre. Ata nuk të njohin ty, nuk janë rritur me një grua si unë. Sinqerisht, shumë prej tyre nuk kanë pasur gra të forta në jetën e tyre, jo vetëm duke drejtuar shtëpinë, por duke siguruar të ardhura.”




