News

Jennifer Lopez rrëfen momentet pas divorcit nga Marc Anthony

Ndër te tjera, 44-vjeçarja në një intervistë për revistën Glamour Uk të muajit mars, flet për fundin e martesës së tyre 7-vjeçare duke thënë: “Në atë kohë dhimbja ishte shumë e madhe por unë nuk doja që ajo të më mposhtë”. “Doja që ndarja të më ndihmonte mua. Nuk doja thjesht që të mbijetoja prej saj, doja që të isha më e fortë seç kisha qënë më parë. U desh shumë kohë që kjo të ndodhte.”

Anëtarja e jurisë së American Idol tha se ishte e motivuar të mbante veten për hir të binjakëve të saj Max dhe Emme, 6-vjeçar.

J.Lo tha për Glamour: “Tani mund të them se ndarja ka qënë gjëja më e vështirë që une kam kaluar ndonjëherë, kjo për shkak të femijëve. Kur je ajo vajza e vogël moskokëçarëse dhe gjërat ndodhin, ti thjesht qan disa netë. Por kur je përgjegjëse për dy qenie të tjera njërëzore, për jetët e tyre apo gjendjen emocionale , kjo është shumë më shumë. Dhe gjendesh duke pyetur vazhdimisht veten: “A jam duke bërë gjënë e duhur?”.

Për fat të mirë Jennifer dhe Marc Anthony tanimë janë miq, dhe ajo pranon faktin se vazhdon ta dojë aktorin, këngetarin dhe producentin 45-vjeçar ‘si babain e fëmijëve të saj dhe si një mik të mirë’. “Ndoshta nuk ishte e thënë që ne të qëndronin të martuar përgjithmonë.”

Marc Antony ishte bashkeshorti i tretë për Jennifer Lopez pas Ojani Noa dhe Cris Judd.

Ndërsa këto 2 vitet e fundit ajo është në një lidhje dashurie me koreografin 26-vjeçar Casper Smart, 18-vjeç më i vogël ne moshë se këngëtarja. Ajo e pershkruan Casper-in si një pjesëtar kyç në jetën e saj i cili e ndihmon të balancoj punën e saj dhe jetën familjare. “Ai është fantastik me fëmijët dhe më ndihmon shumë në punën time” – është shprehur Jennifer më herët për gazetarët.

Gjithsesi ajo pranon për Glamour se është ende e brishtë pas divorcit të saj dhe përlotet shumë më shpejt se më parë.


Burimi: DailyMail

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb