Prej pak minutash po qarkullon kudo lajmi se shkrimtari Ismail Kadare është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Sipas mediave (?), thuhet se poeti Arti Lushi është shprehur kështu:
"Miq, më vjen keq të ndaj një lajm të hidhur me ju. Sapo më njoftuan nga spitali Arnand Trouseau në Paris që shkrimtari ynë kombëtar, Ismail Kadare ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Uroj që Zoti t’u japë forcë e kurajo familjarëve dhe të afërmëve, e mbi të gjitha qetësinë për të pranuar vullnetin e epërm.”
Por i kontaktuar nga Anabel.al, Lushi e mohoi një lajm të tillë duke e konsideruar të rremë.