Një i ri nga Gjirokastra ka kryer vetvrasje duke u hedhur nga kati i shtatë i një lokali në qytetin e tij, në lagjen 18-Shtatori. 19-vjeçari Visi Llaçini ka postuar disa orë më parë në profilin e tij në Facebook një status ku shprehet se do t’i jepte fund jetës. “Vajza bëni mir ti besoni kur një djal thot se jap dhe per ty...,” ka shkruar i riu, i cili me gjasa ka dashur të thotë “jap jetën”, por ndoshta gjendja e rëndë shpirtërore nuk e ka lejuar të shprehet siç duhet.
“Vëllai im të dua shum fort , Ti je bosi im ti je njësh,un të dua shum të dua pa funddd, ti e diell ...të dua shum vëlla ...Aldo bosii ...Familja ime ju dua pa funddd ..Ti mami dhe ty babi jeni gjëja më shtrenjt për mua ..ju dua pa fund ..Dhe mos u mërzitni për muaa ... Misioni im kaq ishte mbaroi ,Un tani duhet të iki , Ju kërkoj falje ..Qëllimi im këtu ka mbaruar ..Përshëndes gjith shokët e mi ...përshëndetje cuna ,përshëndes shoqet e mia , Për mua kaq ishte ......Allahu Ekber ...Lamtumirrrr ....”
Ky ka qenë postimi i 19-vjeçarit duke nënkuptuar se një histori dashurie ka qenë arsyeja e një akti të tillë.