Showbiz

Heshtja e Flori Mumajesit është florí

Heshtja e Flori Mumajesit është florí

Kompozitori Flori Mumajesi dëshmoi dje se përtej të qenurit emocional, impulsiv, artistik, mirënjohës, i lënduar, i lumtur, shok, ish-shok, është njerëzor. Në faqen e tij në Instagram, ish-bashkëpunëtori legjendar i Elvana Gjatës dhe një ndër bashkëpunëtorët aktual të Arilenës, nuk postoi asgjë. Do të ishte shumë e natyrshme që Flori t’i bënte një urim fitueses së “Festivalit të Këngës”, me të cilën sapo realizoi një duet të kompozuar nga Darko Dimitrov.

Por në një natë “të nxehtë”, kur publiku ishte ndarë në gjysmë mes Arilenës dhe ish-bashkëpunëtores më të vyer të Florit, Elvana Gjata, që për hir të së vërtetës kanë krijuar disa nga këngët më të bukura të muzikës shqiptare, ai vendosi të heshte.

Nëse ju kujtohet, menjëherë pas shkëputjes së bujshme të Elvanës nga Flori, me të cilin kishte bashkëpunuar prej 10 vitesh, në lojë hyri Arilena. Bashkëpunimi i tyre i parë ishte “Nallane 3”, që ndiqte “Nallane 2”, një këngë e cila u përfol se ishte shkruar posaçërisht për Elvanën, pas shkëputjes së marrëdhënies.

Mediat aluduan se ardhja e Arilenës ishte një përpjekje e Florit për të zëvendësuar Elvanën. Por Arilena, 19-vjeçare asokohe, deklaroi në Top Show se nuk ishte zëvendësim i askujt. “Çdo njeri ka vendin e tij,” tha ajo.

Teksa publiku nuk i ndërpriste aludimet se çdo këngë “vaji” e Florit i dedikohej Elvanës, nga ana tjetër, edhe Arilena po merrte gjithnjë e më shumë terren. Pas bashkëpunimit, nuk munguan mesazhe, komente e urime për ditëlindje, të cilat në disa raste u përfolën si histori dashurie. E kështu Flori dhe Arilena mbërritën te dueti i fundit, që në fakt është një kompozim i Darko Dimitrov, kompozitori i Arilenës që prej “Nëntori”, ku Flori është i ftuar, diçka e rrallë kjo për Mumajesin, që preferon të këndojë kompozimet e veta.

Gjithë çfarë thamë më sipër mund të hidhet poshtë gjatës ditës, por deri në këto momente që po flasim (ora 09:15) Flori është shembulli i artistit që urimet dhe dedikimet i konsumon me celular në jetën private, ndërsa ajo që zgjedh t’i ofrojë publikut është tjetër gjë. Me heshtjen e tij, Flori zgjodhi të respektonte një histori të re si bashkëpunimet me Arilenën, por edhe historinë e vjetër e të rëndësishme.

REELS

Në një video të bërë virale së fundmi nga Teherani, shihen një grup rok që performon në publik ndërsa burra dhe gra kërcejnë me njëri-tjetrin.

Kush është Kendall në lidhjen tuaj?

Ky është i vetmi reagim i saktë. Tag shoqes që nuk i ndahet toksikut që të zërë mend.

Si ju duken?

Thjesht një test 😼

I keni parë kostumet e reja nga Shop Class? Këtë sezon vijnë ndryshe dhe JO, nuk janë njësoj si gjithë të tjerët sepse koleksioni i ri “WEAR YOUR ENERGY’ me prerjet e veçanta, oversize, i shkojnë çdo trupi. Shto këtu detajin më IN të ‘Layers-ave’ dhe 5 ngjyrat i bëjnë ndryshe nga gjithçka që keni parë më parë. Për të vërtetuar çdo fjalë që është shkruar më sipër shkoni te @shopclassavonline dhe zgjidhni kostumin tuajin sepse vajzat që nuk duan të jenë si të tjerat, meritojnë CLASS.

Gjithmonë gati!

@sunride.al bën 2 vjeç dhe në këtë ditëlindje vjen me shumë oferta dhe argëtim pa fund.

Një brand shumë ndryshe vjen për herë të parë në Shqipëri! @skin.care.albania

Prindërit më kanë krahasur gjithmonë me kushërirat, ndaj s’ndihem kurrë sikur bëj mjaftueshëm.

Flori Mumajesi's hush is gold

Heshtja e Flori Mumajesit është florí

Composer Flori Mumajesi testified yesterday that beyond being emotional, impulsive, artistic, grateful, hurt, happy, friends, ex-friends, he is human. On his Instagram page, legendary former collaborator Elvana Gjata and one of Arilena's current associates posted nothing. It would be very natural for Flory to congratulate the winner of the "Song Festival", with whom he just performed a duet composed by Darko Dimitrov.

But on a "hot" night, when the public was split in half between Arilene and Flor's most esteemed former collaborator, Elvana Gjata, who for the truth have created some of the most beautiful songs in Albanian music, he decided to be silent.

If you remember, shortly after Elvana's sensational break from Flori, with whom she had been cooperating for 10 years, Arilena came into play. Their first collaboration was "Nallane 3", followed by "Nallane 2", a song that was rumored to be written specifically for Elvana after the breakup.

The media alluded that Arilena's arrival was Flor's attempt to replace Elvana. But Arilena, 19 at the time, stated on Top Show that he was no replacement. "Everyone has their place," she said.

As the public did not interrupt the allegations that every Florist "oil" song was dedicated to Elvana, on the other hand, Arilena was also gaining ground. After the collaboration, there were no missing messages, comments, and birthday wishes, which were sometimes cited as love stories . And so Flori and Arilena arrive at the last duo, which is actually a composition by Darko Dimitrov, the Arilene composer since November, where Flori is invited, a rarity for Mumajes, who prefers to sing his own compositions. .

All of the above can be dismissed throughout the day, but until this moment we are talking (09:15) Flori is the example of the artist who congratulates and dedicates with cell phones in private life, while she chooses to offer the public is another thing. With his silence, Flori chose to respect a new story like the collaborations with Arilene, but also the old and important story.