Showbiz

Florian Agalliu fiton betejën ligjore me RTSH-në

Florian Agalliu fiton betejën ligjore me RTSH-në
Foto: Florian Agalliu & Eni Vasili

Moderatori Florian Agalliu njoftoi se ka fituar betejën ligjore me Radiotelevizionin Shqiptar (RTSH), pas një procesi që zgjati disa muaj dhe kishte në qendër mospagimin e honorareve për katër muaj radhazi.

Përmes një reagimi publik, Agalliu bëri të ditur se gjykata i ka dhënë të drejtë, duke e cilësuar vendimin si një rikthim të dinjitetit profesional.

“Drejtësia mund të vonojë, mund të zhytet përkohësisht, por nuk mbytet kurrë. Jo në këtë rast,” shkruan ai, duke shtuar se e vetmja arsye pse vendosi të ndjekë rrugën ligjore ishte pikërisht dinjiteti.

“Besoni te Zoti, te e drejta juaj dhe te fjala e lirë. Herët a vonë, e vërteta gjithmonë gjen rrugën e saj,” përfundon ai me shprehjen në latinisht Fiat iustitia, ruat caelum, që nënkupton se drejtësia duhet të vihet në vend pa kompromis, pavarësisht pasojave apo presioneve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FlorianAgalliu ???? (@florianagalliu)

Çështja e Florian Agalliut me RTSH u bë publike në shtator të vitit 2025, kur ai akuzoi drejtuesit e institucionit për mospagesën e honorareve të ekipit të emisionit “Mirëmëngjes Shqipëri”. Përmes një postimi publik drejtuar drejtoreshës së RTSH-së, Eni Vasili, Agalliu ngriti shqetësimin për vonesat e gjata në pagesa dhe mungesën e komunikimit zyrtar.

Në reagimin e saj për Anabel Media, Eni Vasili deklaroi se financat e RTSH-së ishin gjetur në gjendje të rënduar dhe se pagesat e honorareve për projektet e periudhës mars-qershor përbënin një barrë të konsiderueshme financiare për institucionin. Ajo theksoi gjithashtu se po punohej për ringritjen e të ardhurave si dhe për gjetjen e një formule pagese për honoraret.

Rasti i Agalliut nuk ishte i vetmi. Në të njëjtën periudhë, edhe gazetarë e moderatorë të tjerë si Alban Dudushi, Elona Jaçellari, Kozeta Kurti, Ermal Peçi, Bledi Strakosha, Krisa Caushi dhe kishin folur hapur për pasigurinë financiare dhe përvojat e vështira në RTSH.

REELS

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

Florian Agalliu wins legal battle with RTSH

Florian Agalliu fiton betejën ligjore me RTSH-në
Photo: Florian Agalliu & Eni Vasili

Moderator Florian Agalliu announced that he has won the legal battle with the Albanian Radio and Television (RTSH), after a process that lasted several months and centered on the non-payment of royalties for four consecutive months.

In a public statement, Agalliu announced that the court had ruled in his favor, describing the decision as a restoration of professional dignity. “Justice may be delayed, it may be temporarily submerged, but it never drowns. Not in this case,” he wrote, adding that the only reason he decided to pursue the legal path was precisely dignity.

"Believe in God, in your right and in free speech. Sooner or later, the truth always finds its way," he concludes with the Latin phrase Fiat iustitia, ruat caelum , which means that justice must be done without compromise, regardless of the consequences or pressures.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FlorianAgalliu ???? (@florianagalliu)

Florian Agalliu's issue with RTSH became public in September 2025, when he accused the institution's leaders of not paying the royalties of the team of the show "Good Morning Albania". Through a public post addressed to the director of RTSH, Eni Vasili, Agalliu raised concerns about the long delays in payments and the lack of official communication.

In her response to Anabel Media, Eni Vasili stated that RTSH's finances were in dire straits and that royalties payments for projects from March to June constituted a significant financial burden for the institution. She also emphasized that work was being done to increase revenues and find a formula for paying royalties.

Agalliu's case was not the only one. During the same period, other journalists and moderators such as Alban Dudushi, Elona Jaçellari, Kozeta Kurti, Ermal Peçi, Bledi Strakosha, Krisa Caushi and others had spoken openly about financial insecurity and difficult experiences at RTSH.