
Ray J ndau me publikun një informacion shqetësues mbi shëndetin e tij, duke deklaruar se mjekët i kanë thënë se i kanë mbetur vetëm disa muaj jetë. Këngëtari 45-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është William Ray Norwood Jr., u shtrua në spital në Las Vegas në fillim të këtij muaji, pasi kishte dhimbje të forta në zemër dhe një formë të rëndë pneumonie.
Pas kthimit në shtëpi, Ray J u shpreh se zemra e tij “po rreh vetëm 25%”. “Shëndeti im nuk është në rregull. Falënderoj këdo që është lutur dhe më ka mbështetur,” shkroi ai në rrjetet sociale, duke shtuar: “Gati sa nuk vdiqa”.
Në një video të transmetuar live në Instagram, që u përhap shpejt në rrjet, këngëtari deklaroi hapur: “2027-a është patjetër fundi për mua."

Ray J pranoi se gjendja e tij është përkeqësuar si pasojë e abuzimit me alkoolin dhe substancat, duke thënë: “Mendova se mund t’i përballoja të gjitha, por nuk munda”.
Kjo nuk është hera e parë që Ray J përballet me probleme serioze shëndetësore, pasi edhe në vitin 2021 u trajtua për pneumoni gjatë pandemisë Covid-19.
Emri i tij ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes mediatike edhe për konfliktet ligjore me Kim Kardashian dhe Kris Jenner, lidhur me videon intime të publikuar vite më parë.

