Muzika

Flor Mumajesi 'i dorëzohet' Arilenës: Bën diçka të pazakontë!

Shkruar nga Anabel

20 Nëntor 2019

Flor Mumajesi 'i dorëzohet' Arilenës: Bën diçka

Dje në mbrëmje, kur askush s'e priste Flori Mumajesi publikoi këngën e re me titull "Doja". Në fakt, më e saktë do të ishte nëse themi: "Arilena Ara publikoi bashkëpunimin e ri me Flori Mumajesin"!

Flor Mumajesi 'i dorëzohet' Arilenës: Bën diçka

Balada e radhës u prit ashtu siç priten zakonisht këngët që vijnë nga Flor Mumajesi, me shumë entuziazëm dhe padurim, por kësaj here kishte diçka ndryshe. Si rrallëherë, (për të mos thënë si kurrë më parë), kënga nuk është realizuar nga vetë Flori. 

"Doja", është kompozuar nga Darko Dimitrov 3 vite më parë dhe shkruar nga Lindon Berisha. Flori, që historikisht ka interpretuar këngë të prodhuara nga vetë ai, këtu vjen si thjesht si këngëtar.Flor Mumajesi 'i dorëzohet' Arilenës: Bën diçka

Pra, pas thuajse një jete si kantautor, Mumajesi, "iu dorëzua" Arilenës dhe erdhi si "i ftuar" në një këngë e saj, kompozuar nga Dimitrov, që me shumë gjasa do të jetë po aq e suksesshme sa "Nëntori" fatsjellës.

 

MOS I HUMBISNI