TV Mania

Arilena flet për herë të parë për lidhjen me Florin: 'As po, as jo'

29 Dhjetor 2017

Arilena flet për herë të parë për lidhjen me Florin:

Që pas ‘Nëntorit’ për Arilena Arën e gjithë kjo periudhë ka qenë sukses i mirëfilltë. E ftuar në ‘Top Show Magazine’ përpos dashurisë për muzikën, deshi s’deshi këngëtarja na tregoi diçka për jetën e saj private.

Ndonëse fillimisht u shpreh se gjithë ky angazhim i madh në muzikë nuk i lë hapsirë mjaftueshëm për një të dashur, Arilena u përgjigj mistershëm.

Arilena flet për herë të parë për lidhjen me Florin:

“Fiksimi i të gjithëve është jeta ime private, po a kam kohë unë për një jetë private?!”- u shpreh duke qeshur.

Sigurisht nuk kishte si të mos diskutohej edhe për lidhjen e shumëpërfolur të dashurisë mes saj dhe Flori Mumajesit. Që pas bashkëpunimit u përfol se mes tyre kishte diçka.

 

Gëzuar ditëlindjen Energjia ime! @iamflorimumajesi

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa) on

“S’kam qenë në një lidhje me Florin. Unë dhe ai kemi një energji shumë të mirë. Unë jam mirënjohse dhe besnike ndaj kujdo që më ka ndihmuar.”-u përgjigj ajo duke na bërë të kuptojmë se mes tyre s’ka patur gjë.

Por papritur në një tjetër moment, Arilena na ktheu sërish dyshimet.

“As po, as jo.”- shtoi ajo dhe na trullosi sërish...

MOS I HUMBISNI