News

Givenchy ju këshillon: lëkurë dhe tyl në pranverën e 2015-ës

Në Paris po zhvillohet ende Java e Modës. Ndërsa kemi parë sfilatat e shtëpive më të rëndësishme të modës, një koleksion i shumëpritur ishte ai i Givenchy. Ngjyrat më të përdorura tek veshjet ishin e bardha dhe e zeza. Nuk mungonin detajet prej qëndismash dhe tyli. Ricardo Tisci krijoi kontrast, pasi kombinoi ato me çizme të gjata lëkure për një pamje më rock.

Ndër modelet e famshme që parakaluan me veshjete Givechy ishin Rosie Huntington Whiteley dhe Kendall Jenner. 

27-vjeçarja Whiteley ka patur një muaj të ngarkuar, pasi ka sfiluar në disa sfilata të rëndësishme dhe gjithashtu ka ndjekur nga rreshtat e parë shumë të tjera.

Një risi në botën e modës ka qënë Kendall Jenner. Kendall, gjysmë-motra e Kim Kardashian, ka shkëlqyer në cilëndo sfilatë dhe është duke krijuar emrin e saj mes modeleve më të famshme në botë.

Nuk mund të mungonte Cara Delevingne. Britanikja, e cila në moshën 21-vjeçare ka shumë eksperiencë në pasarelë, është duke ngjitur gjithmonë e më lart shkallët e karrierës.

Ndër të ftuarit kryesorë ishin Kim Kardashian, bashkëshorti i saj Kanye West dhe vajza e tyre 1-vjeçare, North. Ata janë miq të ngushtë të stilistit kryesor të Givenchy, por erdhën edhe për të mbështetur Kendall-in. Kim e ka Givenchy-n shtëpinë e preferuar të modës. Madje edhe fustani i dasmës mban firmën e Tisci-t.

Nuk mungonte këngëtarja Ciara, e cila ka sjellë në jetë fëmijën e saj vetëm para 4 muajsh.

Burimi: Daily Mail

#showbiz 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb