News

Flet familja e kamikazit: ‘Ja përse Ibrahim e hodhi veten në erë në Paris'

Nëna e kamikazit Ibrahim Abdeslam, që hodhi veten në erë në Paris, 2 vëllezërit e të cilit akuzohen gjithashtu si të dyshuar, ka thënë se djali i saj 'nuk kishte qëllim të vriste askënd' dhe se familja e tij beson se ai hodhi veten në erë për shkak të 'stresit'.

31- vjeçari Ibrahim Abdeslam shpërtheu jelekun e tij vetëvrasës jashtë kafenesë Comptoir Voltaire në natën e së premtes, por nuk vrau askënd tjetër përveç vetes. Vëllai i tij Mohammed u arrestua në Bruksel të shtunën dhe vëllai i tretë, Salah, është njeriu më i kërkuar për momentin në Europë, pasi është bërë subjekt i një urdhër arresti ndërkombëtar.

Familja Abdeslam tha se ata ishin të "habitur" që Ibrahimi hodhi veten në erë, edhe pse ai kishte kaluar kohë në Siri.

Nëna e tyre Faklan, duke folur për gazetarët me anë të nipit të saj - kushëri i të dyshuarve '- jashtë shtëpisë së familjes në Molenbeek, Bruksel, i tha portalit belg 'Het Laatste Nieuws', se ajo ishte e sigurt se ai nuk e kishte planifikuar vrasjen e askujt.

Një tjetër anëtar i familjes tha se ai nuk ka dashur të bëhej kamikaz. "Ndoshta eksplozivi shpërtheu para kohe aksidentalisht. Ndoshta arsyeja ishte stresi. Ne e pamë atë dy ditë para sulmeve. Nuk kishte asnjë shenjë se ata kishin plane për të bërë ndonjë gjë të dhunshme."

"Ne ishim me të vërtetë të befasuar që Selah ishte i përfshirë. Ibrahimi ishte ndryshe. Ne kemi vënë re se ai ishte më radikal, pjesërisht të paktën. Por jo aq shumë sa të kemi menduar ndonjëherë se ai do të kryejë një krim të tillë."

"Familja dhe unë nuk kishim asnjë ide se ata ishin në Paris. Prindërit janë me të vërtetë të shokuar. Ishte e tmerrshme për ta.

Burimi: Telegraph; Përshtati: Jolinda Levonja

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb